Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KShH: KQZ po cenon lirinë e mediave
English

KShH: KQZ po cenon lirinë e mediave

Tiranë, 27 prill 2011, NOA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka apeluar që të mos cenohet liria e mediave në vend.

Ky apel vjen pasi mbas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio Televizionet Publike dhe Private për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 2011”.

Në pikën 2 të këtij vendimi thuhet se: “Me qëllim të plotësimit të detyrimit për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore midis subjekteve zgjedhore, në rast të pamundësisë së mbulimit me resurset e veta, televizioni i ilustron aktivitetet e fushatës me filmimet e aktiviteteve të vëna në dispozicion nga kandidatët/subjektet përkatëse. Televizioni përzgjedh në mënyrë të drejtë dhe profesionale dhe në asnjë rast në dëm të subjektit, planet e nevojshme për ilustrim të aktivitetit.”

Në njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit thuhet se: “Në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionet publike dhe private, të gjithë subjektet, përfshi dhe KQZ, janë të detyruar të zbatojë nenet 80, 81, 82, 83, 84 dhe 85 të Kodit Zgjedhor. Bazuar në nenit 85 të këtij Kodi, 10 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore, KQZ-ja ngre bordin e monitorimit. Këto dispozita përcaktojnë, gjithashtu, se nëse radiotelevizionet përkatëse nuk zbatojnë detyrimet e përcaktuara në ligj, KQZ-ja në mbështetje të pikës 4 të nenit 85 të Kodit Zgjedhor ka të drejtë të marrë masa administrative, madje, në raste të veçanta, ajo mund të urdhërojë KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radio-televiziv për 48 orë (neni 84, pika 3 e Kodit Zgjedhor)”.

Lidhur me këto konstatime KShH deklaron se KQZ e ka miratuar pikën 2 të dispozitës së përmendur në tejkalim të kompetencave të veta dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Më tej KShH thekson se, KQZ me këtë vendim ka cenuar lirinë e mediave, pasi theksohet se mediat janë krijuar dhe kanë për mision t’i përcjellin publikut të gjerë ngjarjet, situatën dhe çdo informacion tjetër, që është me interes për publikun, duke e përgatitur atë vetë, bazuar në standardet më të mira profesionale e me paanshmëri.

Kjo deklaratë vjen pas asaj të Unionit të Gazetarëve Shqiptar, dhe në këtë linjë theksohet se, çdo ndërhyrje në këtë proces dhe veçanërisht detyrimi për të pasqyruar materiale të përgatitura nga forcat politike ne konkurrim në këtë fushatë zgjedhore, do të dhunonte lirinë e medias dhe do të ndikonte për të përcjellë tek publiku informacion të njëanshëm.

a.y/NOA

KOMENTE