Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lideri demokrat: Shqipëria të bëhet kopshti më madhështor i Europës
English

Lideri demokrat: Shqipëria të bëhet kopshti më madhështor i Europës

Kukës, 27 prill 2011, NOA – Nga Zona e Krumës në Kukës lideri demokrat Sali Berisha i bëri thirrje banorëve të Kukësit të votojnë alternativën e burrave dhe grave punëtore, alternativën e mundit dhe të djersës dhe të votojnë në 8 maj për Bardhyl Pekën, kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për kryetar të kësaj bashkie.

“Ju garantoj se për ne ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parat, Hasi është i pari, Kruma është e para, Shqipëria është e para”, deklaroi kryeministri Berisha.

Shefi i qeverisë duke mos folur këtë herë për alterntativën e kundërshtarit të tij “E vetmja rrugë” u kërkoi votën kuksianeve për alternativën e njerëzve që i besojnë njëri – tjetrit; që i besojnë Zotit dhe vendit të tyre.

“Alternativa jonë është alternativa e interesave tuaja, e halleve tuaja, e projekteve tuaja, e rrugëve tuaja, e shkollave tuaja, e kopshteve tuaja, e pronave tuaja, e prosperitetit dhe pasurimit tuaj. Ndaj le të bashkohemi në këtë alternativë. Në këtë shtëpi ka vend për çdo qytetar shqiptar, hasjane dhe hasjan”, theksoi zoti Berisha.

Ai u premtoi banorëve të Kukësit se Shqipëria do të qëndiset me pemët më të mira.

“Le të mbjellim ne miliona rrënjë arra, lajthi, gështenja, mollë. Pranverat që vijnë do ta gjejnë Hasin, do ta gjejnë Shqipërinë, të veshur me lulet e kopshtit më të bukur. Ju garantoj se qeveria do t’ju paguajë çdo fidanë, do t’ju mbështesë juve fuqishëm”, siguroi krueministri.

Ai premtoi se fondet e mëdha gjatë këtij mandati do të shkojnë për investime në infrastrukturën rrugore, ujësjellësa, e për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë.

“Janë asfaltuar 8 mijë kilometra, kemi për të asfaltuar edhe 4 – 5 mijë kilometra të tjera, shkojnë në ujësjellës, në shkolla, por është shumë e afërt dita kur fondet e mëdha do të jenë për Shqipërinë kopshti më i bukur e më madhështor në Evropë”, premtoi kryeministri.

Gjatë mitingut në Krumë shefi i qeverisë shprehu angazhimin e qeverisë që gjatë katër viteve që vijnë do të investojnë çdo projekt për të pasur në këtë bashki shërbime të standardeve evropiane.

“Sot unë kam një lutje për ju, banorë të Hasit dhe për çdo shqiptar, të punojmë këto vite për të bërë Shqipërinë vendin më të zhvilluar, të punojmë këto vite për të bërë Shqipërinë kopshtin më të bukur e më madhështor të Evropës”, u shpreh kryeministri.

mit/NOA

KOMENTE
  • Anizel22:09 - 27 Prill 2011
    ............Erma të përshëndes për komentet e tua dhe i lexoj me kujdes pasi jam dhe une nje lexuese e rregullt e kësaj faqe. respekte....
  • Erma Xhillari21:20 - 27 Prill 2011
    Si ne cdo tubim tjeter elektoral edhe ne Kukes nuk ka munguar fjala e Shefit te Qeverise z.Sali Berisha. Ai se bashku me "alternativen" e tij po rrugetojne nga njeri skaj i vendit ne tjetrin here si mundesi dhe here si rruge qe duhet zgjedhur njera duke perjashtuar tjetren,perkufizim qe tashme eshte bere e njohur. Ashtu si ne te gjitha keto fushata edhe te fjalimi i Z.Berisha toni deklamativ eshte i pranishem dhe me i forte se ne cdo takim tjeter.Mesa duket ulja gju me gju me bashkpatriotet e tij ka bere qe forca e maleve te zoteroje mbi pushtetin dhe te kthehet si nje shprehje e deshirave te saj " Hasi eshte i pari,Kruma eshte e para,femijet tuaj jane te paret, Alternativa jone eshte alternativa e interesave tuaja" Alternativa e ndryshimit? Dhe pastaj shprehet: Kuesi do te kthehet ne nje superfuqi energjitike, kryevendi i energjise se gjelber ne rajon" dhe dalim tek alternativa e mundesive. Mundesi te bazuara ne shprehje pompoze te cilat po i degjojme gjithnje e me shume keto dite por qe jane te pabazuara se nuk prekin realitetin ne te cilin jetojme.Pra mbesin ne nje fushate qe flasim gjithshka e per gjthshka dhe qe zgjidhim vetem fjalen duke e vertitur rreth genjeshtrave qe nuk ekzistojne ose te vertetave qe perseri mbeten fjale. Thashethemi, jehon ne male duke krijuar parkun industrial te energjise ne rajon. Dhe fjala thote te mbjellim sa me shume peme per t'u bere kopshti me i bukur i rajonit. Kundershtite e dy rivaleve ngrihen tashme si akuza jo ne rang "kepuce" por e vertitur si fuge. E cileson rivalin e tij si nje te zeze politike qe kalon permes nje filtri Enverian per vete faktin qe mban kalimin me te afert te nje sistemi ne nje tjeter.Dhe lind pyetja drejt ciles demokraci po shkojme? Pergjigjen e jep po vete Shefi i Qeverise qe po shkojme drejt nje rruge plot mund e djerse me kallo ne duar me fytyren e pluhurosur,Kujtim i nje jete te kaluar dhe vishet si proletariat. E zeza politike iken dhe i vishet dikujt tjeter. Sharjet mbeten akuza dhe akuzat kthehen ne sharje. Fillimi i mbrapshte i nje politikani kthehet ne djalin e urte me plane te prishura.E c'na mbetet tjeter te themi Le te degjojme jehonen dhe t'ia marrim nje kenge jugore. Baza e nje piramide qe ngrihet ne kulm dhe bie perseri ne baze. Kush kendoi e s'u degjua, kush foli e s'u miratua. Anetaresimi ne NATO ceshtja thelbesore per nje ekonomi te lulezuar, per te qene qendra e nje kulture Europiane.