English

Në karrocë elektrike, futet në fushë për të festuar golin e skuadrës së tij

Angli, 27 Prill NOA - Pasioni për futbollin duhet thënë se nuk njeh kufij. Kjo dëshmohet mjaft mirë në stadiumin e “Sixfields Stadium” të Northampton (Angli), ku një tifoz i cili ishte invalid dhe i ulur në një karrige elektrike, është futur për të festuar golin e skuadrës së tij.

Djali në fjalë është filmuar nëpërmjet një celulari dhe ka zbritur në fushë pas golit të barazimit të Northampton (skuadra e tij e zemrës prej 6 vitesh) me Rotherham, pas një ndeshje të gjatë dhe t vështirë.

Këto 35 sekonda janë publikuar në Youtube dhe menjëherë kanë arritur shumë klikime.

Darr, është emri i tifozit të ri, ka shpjeguar për mediat angleze se xhesti është kryer pa u menduar shumë dhe se bëhej fjalë për një moment që ishte i përfshirë nga një eufori e çastit.

r.b/NOA

KOMENTE