Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli qëndron në qeveri
English

Pacolli qëndron në qeveri

Prishtinë, 27 prill, NOA - Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit. Sipas gazetës “Express”, Pacolli, së bashku me stafin e tij, janë takuar të martën me kreun e Qeverisë dhe zëvendësinë e tij, Hajredin Kuçi, ku për disa orë kanë biseduar rreth hartimit të marrëveshjes së koalicionit.

Pjesëmarrës në takim kanë pranuar se tanimë gjithçka është sqaruar dhe marrëveshja e re midis AKR-së dhe PDK-së pritet të nënshkruhet shumë shpejt.

Sipas gazetës Pacolli ia ka prezantuar shefit të Qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit. “Kreu i AKR-së ka kërkuar që të ketë mbështetjen e Qeverisë dhe të kryeministrit në fushatën lobuese për njohje për Kosovën, në joshjen e investimeve të huaja dhe tema tjera qe lidhen me postin që ai pritet ta ushtrojë”, ka thënë një burim për gazetën.

Po ashtu, Thaçi dhe Pacolli janë pajtuar që AKR-ja t’i marrë edhe dy ministri.

NOA

KOMENTE