Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për nesër, 28 prill 2011
English

Parashikimi i motit për nesër, 28 prill 2011

Tiranë, 27 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e enjte do të nisë me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore, ndërsa ultësira perëndimore dhe bregdeti do të dominohen nga mot i vranët.

Në mesditë do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit.

Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të karakterit lokal në Veri dhe Qendër, ndërsa e gjithë zona jugore – juglindore do të dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet mesatar. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të zhvendosen drejt zonave malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rënie me 2 gradë të temperaturave në të gjithë territorin shqiptar.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Juglindor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të Europës.

Më problematike situata paraqitet në Europën Qendrore dhe zonën e Alpeve ku reshjet do të bien me intensitet të lartë. Po ashtu rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe shira, ku më të dendur shirat do të jenë gjatë pasdites. Në Portugali dhe Spanjë problematike do të jenë stuhitë e forta të erës dhe dallgëzimi i lartë në det. Ndërsa Europa veriperëndimore, Lindore dhe vendet Nordike do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon për reshje shiu dhe dëbore

- Europa Qendrore do të mbetet me shira intensiv

- Spanja, Portugalia rrezikojnë stuhi ere dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE