Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Bashkia e Tiranës shpenzime galopante për administratën e tejfryrë
English

PD: Bashkia e Tiranës shpenzime galopante për administratën e tejfryrë

Tiranë, 27 prill 2011, NOA – Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama se nuk po mbulon as shërbimet bazë të qytetarëve të kryeqytetit, pasi ka rritur në mënyrë galopante shpenzimet administrative për administratën e bashkisë tejet të fryrë dhe ulur ndjeshëm investimet.

Deputetja demokrate duke u prononcuar pranë godinës së Bashkisë së Tiranës theksoi se numri i punonjësve në bashkinë e Tiranës ka mbërritur sot në 3155, një shifër që sipas Dodës është e barabartë me 3 ministri, Ministrinë e Ekonomisë, të Transportit dhe Ministrinë e Turizmit.

Doda deklaroi se shpenzimet administrative të Bashkisë së Tiranës janë rreth 40% më të larta krahasuar me bashkitë e tjera të mëdha të vendit.

Sipas Dodës kjo ka shkaktuar rënien e investimeve, nga 37% në vitin 2008 në 28% të buxhetit për vitin 2010 duke rënë edhe poshtë mesatares se të gjithë bashkive e

komunave të vendit.

Doda tha se shpenzimet për pagat janë rreth 35% e buxhetit të Bashkisë kundrejt vetëm 18% që zënë këto shpenzime në buxhetin e qeverisë.

Ajo iu referua 85 lloje taksash të bashkia, duke nënvizuar se Rama harxhon 8300 lekë për frymë për pagat dhe vetëm 2500 lekë për shërbimet ndaj qytetarit.

Ajo evidentoi edhe fenomenin e shpërdorimit të parave të taksapaguesve për punime gjysmake në prag fushate si ai i tavaneve elektorale dhe asfaltit elektoral.

Këtu ajo solli në vëmendje edhe shtrimin e barit elektoral pranë sheshit Skënderbej që kushton 40.000 dollarë.

“Ne nuk mund të lejojmë më të kemi një kryebashkiak që abuzon me paratë

tona! Ne meritojmë një kryebashkiak që të investojë për të përmirësuar

shërbimet për qytetarin; jo për një kryebashkiak që fokusohet vetëm tek

beteja politike kombëtare. Na duhet një kryebashkiak për qytetin”, apeloi deputetja Doda duke i bërë dorazi thirrje qytetarëve të Tiranës që në 8 maj të votojnë kandidatin e “Aleancës për qytetarin”.

mit/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari23:03 - 27 Prill 2011
    Shpenzimi prioritet i nje politike dhe akuze e nje tjetre Leximi i te dhenave qe degjojme na le per te menduar dhe shikojme me vemendje ate qe ndodh rreth nesh. Duke pare faktet qe na paraqet Deputetja e Partise Demokratike znj.Mesila Doda te mbeshtetura ne shifra e perqindje mbesim te hezituar dhe ne nje fare menyre i japim te drejte. Shpenzimet administrative ne Bashkine e Tiranes rriten ne 40% perkundrejt nje renie te investimeve ne 28% Duke pare punen e dukshme ne qytetin e Tiranes dhe perqindjet minus plus shtimi i administrates del si domosdoshmeri per realizimin e planeve qe jane te medhaja por qe nuk kane dukjen e nje qendre shendetesore apo nje shkolle me mure te pasuvatuara. Gjithnje duke iu referuar perqindjeve te znj. Doda shpenzimet ne Bashkine shkojne ne 35% kundrejt 18% qe zene keto shpenzime ne buxhetin e qeverise Pra shtimi i buxhetit vjen si rezultat i nje pune nga ana administrative e Bashkise kur qeveria shpenzimet administrative i ka me te ulta. Kjo eshte nje rebus qe kush e tha e la e kush e mori e hengri. Shtimi i administrates con ne shpenzime te drejta perkundrejt shpenzimeve qe cojne ne shtimin e administrates Po ti referohemi fjales se Erisa Xhixhos" prioritet frymemarrja e bizneseve te vogla" do te kemi nje ulje te ndjeshme te perqindjeve administrative se do tei referohemi motos se vjeter te Edi Rames "Nje qytetar nje peme"