English

Schalke humbet ndaj Machester United

Berlin, 27 prill, NOA - Në kuadër të ndeshjeve gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ekipi Schalke 04 humbi në fushën e vet të martën në mbrëmje me ekipin kampion anglez Manchester United 0:2. Golat u shënuan nga Ryan Giggs dhe Wayne Rooney.

Me këtë fitore ekipi i Sir Alex Ferguson ka shanse për t'u kualifikuar për në finale. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 4 maj. Sot në mbrëmje zhvillohet ndeshja tjetër gjysëmfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Barcelonës.

NOA

KOMENTE