English

Tentoi të përdhunonte në transmetim direkt prezantuesen

Orlando, 27 Prill NOA - Një person ka arritur të futet në brendësi të ambienteve të një stacioni radioje në Orlando, në Florida, duke kërcënuar se do të përdhunonte përgjegjësen e programit.

Gjithçka ka ndodhur teksa prezantuesja ishte në transmetim direkt dhe kërcënimet mbërritën dhe tek dëgjuesit që menjëherë lajmëruan autoritetet.

Viktima arriti menjëherë të largohej nga zyra e saj, duke u mbyllur në veturë, pak minuta para se të mbërrinin agjentët e policisë

Agresori u arrestua menjëherë.

Kjo aventurë e pakëndshme nisi në një moment, ku prezantuesja po fliste për një temë fetare, ku në studio u përball me 30-vjeçarin Donald Destin, i cili sapo hyri tentoi ta përdhunonte.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi nga ana e agresorit, spikerja arriti të largohej dhe të mbyllej në makinë.

Më pas në vendngjarje mbërritën autoritetet , të cilët u lajmëruan menjëherë nga dëgjuesit dhe e arrestuan agresorin.

r.b/NOA

KOMENTE