Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Partitë e shohin 8 majin si test force
English

Topi: Partitë e shohin 8 majin si test force

Tiranë, 27 prill, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi ka përdorur tone të ashpra në lidhje me zhvillimet që ka sjellë fushata politike në vend. Në një deklaratë për mediat, gjatë takimit me shoqatat e vëzhguesve vendorë, kreu i shtetit ka tërhequr vëmendjen e partive për fushatën elektorale, duke theksuar se 8 maji nuk është garë për shefat e parive, por për sistemin demokratik dhe qytetarët.

“Një pjesë e kandidatëve dhe partive e shohin 8 majin si një test force për militantët. Retorika e tonëve të larta dhe në disa raste edhe konfliktuale dhe mungesa e elitave profesionale për problemet dhe aktet dhunë janë tregues se palët kanë një interes tjetër”, tha Topi.

Kreu i shtetit deklaroi se partitë kryesore duhet të mos përfitojnë nga monopoli që kanë krijuar në Kodin Zgjedhor.

Kreu i shtetit theksoi se 8 maji duhet të jetë dita e qytetarëve dhe se partitë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë.

“Secila palë ka përgjegjësitë e veta dhe secila palë duhet t’a dëshmojë këtë. Zgjedhjet janë provë për nivelin e demokracisë dhe kulturës funksionale në Shqipëri.

Zgjedhjet janë moment kur bëhet bilanci i një mandati qeverisës dhe premtohet qeverisja e viteve të tjera. Qytetarët kanë pushtetin e votës për të zgjedhur mes alternativës, për të votuar kandidatët që ofrojnë më shumë projekte. 8 maji është dita e qytetarisë, kur politika përballet me verdiktin e vlerësimit”, tha Topi.

a.k/NOA

KOMENTE