English

Vazhdon pasioni mes Shakirës dhe Pique

Spanjë, 27 Prill NOA - Pasion i vërtetë ames Shakirës dhe të fejuarit të saj Gerard Pique: çifti është kapur në befasi teksa shkëmbente puthje të “nxehta” në tribunën e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës.

Larg nga shokët e skuadrës si pasojë e një skualifikimi, futbollisti ka shijuar ndeshjen me të fejuarën e tij, që ja ka marrë të gjithë vëmendjen duke e shpërqendruar nga ndeshja.

Dashuria mes kampionit 24-vjerçar të Barcelonës dhe këngëtares kolumbiane, dhjetë vite më e madhe, po vazhdon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të dy janë njohur përgjatë zhvillimit të botërorit të Afrikë e Jugut 2010 dhe duhet thënë se nga ai moment kanë qëndruar gjithmonë bashkë.

“Më ndjek gjithmonë dhe shpesh herë pasioni është shumë lart. Ajo është një femër shumë e zgjuar dhe e kupton botën dhe ambientin në të cilin jetoj”, - këto ishin fjalët e Pique për “El Pais”.

r.b/NOA

.

KOMENTE