English

Djali 6-vjeçar gjen kuti prezervativësh në vezën e pashkëve

Itali, 28 Prill NOA - Veza ishte blerë nga gjyshërit e djaloshit dhe më pas është shfaqur dhe surpriza e pakëndshme.

Një djalë 6-vjeçar ka gjetur një kuti prezervativësh në brendësi të vezës së Pashkëve, të cilat sapo i kishte marrë si dhuratë nga gjyshërit e tij.

Prindërit u përpoqën menjëherë ta shpërqendronin vogëlushin, i cili pyeste se çfarë ishte ai objekt i çuditshëm. Ishte vetë e ëma e djalit që tregoi gjithçka ka ndodhur.

Veza ishte blerë nga gjyshërit në një hipermarket të Casamassima.

Lindt, shoqëria prodhuese e vezës, në këtë mënyrë ka komentuar këtë episod jo të bukur: “Veza ka ardhur nga një sektor në të cilin ne nuk mund të ndërhyjmë dhe mund të themi se bëhet fjalë për një keqkuptim”.

Në krahun tjetër e ëma e djalit shtoi: Në rast se do të ishte 1 Prilli atëherë diçka e tillë mund të ishte shpjeguar, por që të ndodhë diçka e tillë për Pashkë atëherë justifikime nuk mund të ketë... një shaka me të vërtetë idiote”.

r.b/NOA

KOMENTE