English

Motorola përgatit një smartphone të fuqishëm me kamerë 12 megapixel

SHBA, 28 Prill NOA - Motorola është duke punuar në një smartphone tepër interesant, me sistem operativ Android dhe i karakterizuar nga një kamera me rezolucion 12 megapixel.

Ekrani do të jetë në formatin qHD dhe bateria 1.900 mAh kapacitet. Sipas përshkrimeve të smartphon-it, të cilit i janë paraqitur dhe imazhet në mënyrë paraprake, ai mund të zyrtarizohet në muajt e ardhshëm me emrin Motorola Targa, Motorola Bullet ose Motorola Jet dhe do të jetë i pajisur me një cip të fuqishëm Nvidia Tegra 3 me arkitekturë multicore.

r.b/NOA

KOMENTE