English

“SHIK-u i shpëtoi jetën Nexhat Dacit”

Prishtinë, 28 prill, NOA - Ish zyrtari i SHIK-ut, Bekim Haxhiu–Kamishi është duke u treguar aktiv kohëve të fundit në media, sidomos duke folur në emër të SHIK-ut dhe për SHIK-un.

Bekim Haxhiu, i njohur me pseudonimin Kamishi gjatë një debati në RTK, i shtyrë nga kundërshtarët politikë të shpjegoj “interesin kombëtar për të cilin ka punuar SHIK-u”, ka përmendur dy raste të cila deri tani kanë qenë të panjohura për publikun.

Ai citohet të ketë thënë se kryetari i LDD-së, Nexhat Daci “i falënderohet SHIK-ut për sigurinë që i ishte ofruar.

“Kundër Dacit ishte përgatitur një atentat. SHIK-u e kishte informuar për këtë lloj atentati që lidhej drejtpërdrejt me sigurinë e Nexhat Dacit dhe ai e di mirë këtë punë”, ka thënë Kamishi.

Ai po ashtu ka përmendur edhe një rast tjetër kur janë informuar zyrtarët e institucioneve për aktivitetet e disa aktivistëve të OJQ-ve që në vitin 2004 janë larguar në drejtim të Irakut dhe vendeve tjera.

Në debatin për SHIK-un, Kamishi ka thënë se afërsia e shërbimit është më e madhe me PDK-në dhe AAK-në, pasi zyrat e tanishme të AAK-së në Prishtinë dikur kanë qenë për drejtorinë e SHIK-ut në Prishtinë.

NOA

KOMENTE