Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet roja i natës, dyshohet se grabiti me dhunë karburantin
English

Arrestohet roja i natës, dyshohet se grabiti me dhunë karburantin

Lezhë, 29 prill NOA – Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet si autor i mundshëm i grabitjes së një pike karburanti dje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Personi me inicialet, S. M, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Gorre, komuna Fushë-Kuqe, rrethi Kurbin , punonte i punësuar si roje nate.

Ndalimi i tij është bërë nga policia për armëmbajtje pa leje, pasi në banesë u gjet dhe u sekuestrua një arme zjarri, pushkë model 56 me 19 fishekë.

Ndërkohë që policia po heton mbi mundësinë e përfshirjes së tij në vjedhjen me dhune në bashkëpunim të karburant “Ekzeni”, në autostradën Laç-Fushë-Krujë.

Grabitja me dhunë është bërë në datën 28 prill 2011, rreth orës 03.15. Sipas dëshmive autorët kanë qenë dy dhe i kanë marrë shitësit të karburantit, 30.000 lekë si dhe telefonin celularë.

Siaps shitësit njëri prej autorëve ka qenë i armatosur. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimin e armës.

a.k/NOA

KOMENTE