Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama shkri grupin anti-tunel, bllokimi i tij kryekëput gabim
English

Berisha: Rama shkri grupin anti-tunel, bllokimi i tij kryekëput gabim

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- (Update) Gjatë mbledhjes së qeverisë, kreu i saj, Kryeministri Berisha theksoi se dita e sotme është një ditë e veçantë, pasi u inaugurua fillimi i punimeve të veprës së madhe të vendit pas korridorit të kombit, autostrada Tiranë-Elbasan.

Në fjalën e tij ai shprehu falënderimin për të gjithë faktorët, politik, ekonomik, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, për fillimin e këtyre punimeve.

“Ftoj kryetarin e opozitës Edi Rama të shkrijë grupin anti-tunel, pasi përpjekja e tij për qëllime politike për të bllokuar projektin e tunelit gjykoj se ishte një akt i gabuar dhe kryekëput jo i duhur. Unë akoma i kam në memorie protestat për tunelin e Kalimashit, megjithatë ftesa ime është miqësore, por besoj që është edhe në interes të tyre”, u shpreh kreu i qeverisë, duke thënë se ndërtimi i autostradës dëshmon për ndryshimet epokale që kanë përfshirë vendin.

Më tej ai tha se taksa e sheshtë nuk mund të preket dhe nuk do të preket, pasi shtoi se qëndrimi i qeverisë është miqësor me biznesin.

a.y/NOA

KOMENTE