Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha, homazhe rreshterit Mekollari
English

Kryeministri Berisha, homazhe rreshterit Mekollari

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Kryeministri Berisha gjatë mesditës së sotme bëri homazhe ndaj rreshterit Agim Mekollari, i cili humbi jetën ditën e djeshme në repartin e demontimit të municioneve në Bigaz të Skraparit.

Ceremonia e homazheve u zhvillua në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, nga ku kreu i ekzekutivit i dha lamtumirën e fundit viktimës Mekollari.

Humbja e jetës së tij, mësohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa ka qenë duke demontuar një predhë.

Krahas tij, nga ky shpërthim ngelën të plagosur Drini Tiko, Jetmir Dedja dhe Ilir Kurti.

Më herët gjatë ditës së sotme Presidenti i vendit Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të Rreshterit Agim Mekollari.

“Rënia në krye të detyrës e ushtarakut të devotshëm Agim Mekollari është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Vepra heroike e Agim Mekollarit është tregues i sakrificës sublime, që me punën e misionin e përditshëm e të vështirë, dha dhe jetën në mbrojtje të vendit e sigurisë së të gjithëve”, thuhej në mesazhin e kreut të shtetit.

a.y/NOA

KOMENTE