Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Jashtme: Mos udhëtoni në Siri
English

Ministria e Jashtme: Mos udhëtoni në Siri

Prishtinë, 29 prill, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Siri, kurse qytetarëve të Kosovës që gjenden në territorin e këtij shteti, që të largohen nga zonat e rrezikshme, deri në kohën sa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet. Dje në Kosovë është kthyer një grup i qytetarëve tanë nga Siria, ndërsa sot pritet të vijë edhe grupi tjetër.

MPJ njofton të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët i kanë të afërmit e tyre në Siri të kontaktojnë Shtabin e Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; +377 44 355292 ose në adresën elektronike: konsullore.mpj@ks gov.net. Po ashtu, shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Siri, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi në numrat tanë të telefonit: 0090312 446 70 54; 0090 507 754 56 70.

NOA

KOMENTE