Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 29 prill 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 29 prill 2011

Tiranë, 29 prill, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e PREMTE, 29 Prill 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Xhon Podesta, lobuesi i diktatorëve”, i cili flet për personin që ka marrë përsipër të lobojë për qeverinë shqiptare në SHBA.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe; “Çifti Basha mungon në pritjen e ambasadës holandeze”, i cili flet për marrëdhëniet mes kandidati të mazhorancë për Tiranë dhe ambasadës holandeze.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Bllokimi i zgjedhjeve, KQZ: Burg Numëruesve”, i cili flet për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me masat penale për shkeljet ligjore nga numëruesit e votave.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe ai me titull; “Bombë me celular, shënjestra e shpërthimit dyshohej për bombë me tritol”, i cili flet për atentatin e ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull; “ PS denoncon manipulimet, vota në kafetë e militantëve”, i cili pasqyron protestë e Partisë Socialiste para KQZ-së, për ngritjen e qendrave të votimit në ambiente private.

“Minigërdec në Skrapar, vëllai i viktimës, s’dimë si ndodhi tragjedia”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje në Bigas të Skraparit ku humbi jetën një oficer i ushtrisë.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Shpërthimi në Bigas ndal demontimin”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Skrapar dhe vdekjen e oficerit ushtarak.

Një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete është dhe ai me titull; “Nafta virgine, Italia konfirmon kontrabandën”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE