Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasja fatale, humb jetën drejtuesi i motorrit, plagoset pasagjeri
English

Përplasja fatale, humb jetën drejtuesi i motorrit, plagoset pasagjeri

Shkodër, 29 prill 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku një automjet tip benz ka përplasur një motorr, duke lënë të vdekur drejtuesin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, të qytetit Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur, tek kryqëzimi i shkollës Pyjore, ku automjeti tip Benz me targa MA 0406 B, e drejtuar nga Fran Rrukaj, 60 vjeç, banues në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, është përplasur me një motor tip Suzuki, me targa SH 227 E, i cili drejtohej Frenkin Arra, 22 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” të këtij qyteti.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se përplasja ka qenë fatale për 22 vjeçarin Arra, ndërsa është plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në motorr, një 20 vjeçar me iniciale N.G, por dëmtimet e marra prej tij, nuk i kanë krijuar probleme për jetën.

Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, nga ana e uniformave blu të qytetit, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 60 vjeçarit Rrukaj.

Sipas policisë, i arrestuari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa mendohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.

a.y.NOA

KOMENTE