Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Piperi redukton urinë dhe djeg kaloritë e tepërta
English

Piperi redukton urinë dhe djeg kaloritë e tepërta

SHBA, 28 Prill NOA - Afrodiziak, aleat kundër tensionit të lartë, madje dhe i linjave trupore. Po flasim për piperin, i cili sipas një studimi të kohe të fundit të publikuar në Physiology & Behaviour dhe i drejtuar nga hulumtues të Purdue University (Indiana) ndihmon në kontrollin e urisë dhe djegien e kalorive.

Në qoftë se më parë diçka e tillë ishte hamendësuar tashmë mund të themi se ka ardhur dhe konfirmimi nga hulumtuesit amerikanë, që kanë marrë në ekzaminim 25 vullnetarë, të shëndetshëm dhe jo mbipeshë, të cilët iu nënshtruan një diete me doza të piperit të kuq.

Për tu theksuar është se ai jepej në doza të limituara dhe nga eksperimenti u vu re që, piperi ishte në gjendje të reduktonte oreksin dhe të rriste temperaturën trupore, duke lejuar në këtë mënyrë djegien më lehtësisht të kalorive të tepërta që ishin marrë gjatë një vakti të caktuar.

Rezultati, mbi të gjitha, ishte më i dukshëm tek ata persona që nuk ishin të mësuar me përdorimin e piperit.

r.b/NOA

KOMENTE
  • deshira09:24 - 29 Prill 2011
    Per ju qe doni te humbni ne peshe...