Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Premtonin lirim nga burgu, arrestohen prokurorët e rremë
English

Premtonin lirim nga burgu, arrestohen prokurorët e rremë

Tiranë, 29 prill, NOA – Dy persona kanë mashtruar familjarët e një të burgosuri duke u shtirur si prokurorë të krimeve të rënda. Renato Zef Pervaza, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” dhe Mark Nikoll Paloka, 47 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë janë dy personat e arrestuar që akuzohen për mashtrim.

Prevaza dhe Paloka janë arrestuar pas denoncimit të familjes së të burgosurit për marrjen e shumës prej 5 mijë eurosh, në kuadër të operacionit “prokurori i rremë”.

Prevaza është paraqitur si Prokuror i Krimeve të Rënda, duke i premtuar një familje lirimin e një të burgosuri, i cili vuante dënimin në Burgun e Shënkollit.

Pas denoncimit policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e “prokurori” se bashku me bashkëpunëtorin e tij në flagrancë.

a.k/NOA

KOMENTE