Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpaloset projekti “Qendra e Re Tirana XXI”, të gjitha detajet
English

Shpaloset projekti “Qendra e Re Tirana XXI”, të gjitha detajet

Tiranë, 29 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - Në linjën e projekteve të mëdha, të prezantuara para qytetarëve nga Bashkia e Tiranës, projekte të cilat tregojnë vizionin dhe shprehje e një programi zhvillimi të qëndrueshëm të Institucionit, është shpalosur sot në mjediset e “Tirana International”, projekti “Qendra e Re Tirana XXI”.

Dy drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, Zv/Kryetarja Albana Dhimitri dhe Administratori i Përgjithshëm Dritan Agolli kanë ekspozuar para të pranishmëve, konceptin, argumentat e zhvillimit dhe vizionin që përcjell ky program, ndërkohë që Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka theksuar: “Përsëri sot, duke parë një tjetër faqe të programit tonë strategjik të zhvillimit të qëndrueshëm, ju patët mundësi të shihni argumenta zhvillimi dhe jo listë dëshirash e premtimesh. E ndërkohë, për të mos e zgjatur unë rishtroj të njëjtën pyetje: Këta zotërinj që vijnë vërdallë nëpër Tiranë e në të gjithë Shqipërinë duke thënë se zgjedhjet e 8 majit janë zgjedhje vendore dhe kërkojnë votën e qytetarëve, a mund të na tregojnë një qytet apo një komunë, një të vetme, ku të mund të shohim një model të atillë, që të ketë afërsi sado të vogël, me modelin tonë të zhvillimit. Nuk e kanë! Flasin për plane e projekte, madje edhe për plane urbamnistike, por nuk kanë një qytet, një komunë që ata qeverisin, të mund të na thonë se çfarë kuptojnë me ato që thonë e ndërkohë mjafton të shohësh komunat e qytetet e qeverisura prej tyre, për të kuptuar se ata nuk dinë se ç’thonë, ndërkohë që ajo çka bëjnë prej vitesh, nuk është asgjë tjetër, veçse zhvillim kuturu, i aty për atyshëm, sot për sot, me pasoja degraduese për mjedisin natyror, për mjedisin ekonomik, urban dhe social, ndërkohë që modeli ynë është një model europian, është një model i zhvillimit të qëndrueshëm, është një model i zhvillimit të integruar, urban, ekonomik dhe social, është një model që funksionon, është një model që sot është i pakonkurueshëm prej tyre, sepse ata nuk kanë asnjë model”

QENDRA E RE TIRANA XXI

PROGRAMI I ZHVILLIMIT

Struktura

Ky Program Zhvillimi është:

Model i zhvillimit të qëndrueshëm dhe partneriteti

Strategji për të përshpejtuar zhvillimin e Rajonit Tiranë-Durrës, që do të drejtojë Shqipërinë etj. drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Projekt për forcimin e vlerave të identitetit mbarë kombëtar

Projekt për tërheqjen e investimeve të reja private vendase & të huaja

Platformë për të krijuar vende të reja pune

Shans historik për të “shkruar” rrugën e zhvillimit të qytetit në shekullin XXI

Vizioni ynë/Çfarë synojmë të arrijmë?

Me Projektet e Mëdha të Tiranës Evropiane, me Projektin e Qendrës së Re të Tiranës XXI, ne synojmë të fuqizojmë Tiranën dhe kryeqyteti të jetë:

Kryeqendra e Rajonit

Kryeqendra e Shqipërisë

Qyteti Im:

- me shumë qendra

- me një Qendër të Re Moderne: Qendrën e Re Tirana XXI

Tirana të luajë një rol lider në:

- zhvillimin e Shqipërisë dhe rajonit

- në rrugën e integrimit të Eco-Rajonit në BE

Tirana, Kryeqendra e Rajonit:

Shqipëria dhe Tirana kanë një pozicion rajonal, në një rajon që:

mund të fuqizohet, të funksionojë si një treg i përbashkët, sepse ka si avantazhe:

Hapësirë unike tregu

Shanset për avantazhe konkurruese në tregjet ndërkombëtare, sidomos ato të BE-së

Pozicion gjeografik i favorshëm

Sipërfaqja e rajonit, nëse konceptohet si një treg funksional, si të thuash “i bashkuar” është relativisht më e madhe, se sa e vendeve si Austria e Belgjika, me një ekonomi të zhvilluar, ndaj ka kështu, një potencial për t’u shfrytëzuar

Popullsia, është po ashtu, nga më të rejat në të gjithë Evropën

Rajoni ka forcë pune të disponueshme dhe ekonomi të diversifikuar, ku dallohen sektorë që i “bashkojnë” shtetet e rajonit, si dhe prirje për të zhvilluar tregje të rinj, me peshë dhe shkallë rajonale të ekonomisë.

Rajoni Ekonomik: Eco-Rajoni në Ballkan

Ne vizionin tonë, interesat e përbashkët të zhvillimit dhe të integrimit në BE, mund të përvijojnë një rajon ekonomik të disa vendeve të Ballkanit, me prirje për rritje dhe konkurueshmëri, Eco-Rajonin.

Eko – Rajoni/ Rajon Ekonomik i 5 Shteteve:

Shqipëri

Kosovë

Maqedoni

Mali I Zi

Bosnjë - Hercegovinë

Ekonomia aktuale/të përbashkëtat:

Shërbime,

Industri Minerare,

Energjitikë,

Bujqësi,

Turizëm Bregdetar e Malor

Prirjet për një Eko – Rajon, bashkëpunimi në fushat:

Energjia:

- burime ujore

- minerare

- e rinovueshme

Informatikë, teknologji, komunikim

turizëm, diversifikim me turizëm konferencash

Prodhim dhe ekspertë

Një bashkëpunim i tillë rrit madhësinë e tregut dhe konkurueshmërine e Eco-Rajonit.

Eco Rajoni/ Popullsia dhe Kryeqendrat Urbane

Tirana/Avantazhet krahasuese në Eco-Rajon

- Avantazhet krahasuese dhe konkuruese të Tiranës, kryqendër e Rajonit

Tirana kryeqytet (qender) vs. kryeqyteteve (qendrave) të tjera

Tirana/Qendër Kulmore Urbane/ Eco-rajoni: Potencial Ballkanik

Qendra më e madhe urbane krahas:

-Greqisë (Selanikut)

-Serbisë (Beogradit)

Popullsi e madhe urbane:

-47% e popullsisë totale

-Urbanizimit 2% - një nga më të mëdhatë në Rajon

Rajoni i Tiranës:

-1.2 milionë banorë (2009)

Qyteti i Tiranës:

Popullsia e pritshme (2020) 1,045,000 banorë

-Eco-Rajoni (Ballkani/rajoni ekonomik/drejt BE-së)

Roli i kryeqyteteve, për të drejtuar zhvillimin, që çon drejt BE-së.

Qendra e Re/potenciali për të akomoduar këtë prirje.

Tirana/ Roli Kryeqendër/Avantazhet Krahasuese në Eko - Rajon

Drejtimi i zhvillimit drejt BE-së

Pozicion gjeografik i përshtatshëm (afërsi me Portin e Durrësit, dalje në Adriatik dhe afërsi me vendet më të zhvilluara si Greqi, Itali): Aksesi Porte/Aeroporte/Rrugë

-Kryeqyteti me prirje turizmin e biznesin

-Kryeqyteti me distriktin te madh administrativ(50,000 m² sipërfaqe zyrash në ndërtim)

-Kryeqyteti më i madh në popullsi, mosha mesatare 33.9 vjeç, 210,630 forca aktive e punës

-Kryeqyteti universitar më i madh i rajonit (26 universitete private dhe publike,75,000 studentë)

Tirana: Roli Kryeqender/ Avantazhet Krahasuese në Eko - Rajon

Zona e Mbulimit: Vetëm:

3 orë larg Kosovës

2 orë larg Malit të Zi

4 orë larg Maqedonisë

Tirana Kryeqytet/Kryeqendër e Shqipërisë:

Përfaqësia e shtetit shqiptar

Kryeqendra e identitetit kulturor të të gjithë shqiptarëve

“Motorri” i ekonomisë së Shqipërisë -modeli i partneritetit/sektori privat– publik

“Laboratori” i mundësive për punësim

Tirana dhe Hab-I Tiranë-Durrës/Potencial Ballkanik

Koncepti i Hub-it Tiranë-Durrës, si një qendër ku lidhen të gjithë fijet e Ballkanit, rrit rolin e Tiranës-si Qendra e Rëndesës/gravitetit në rajon dhe si një kryqëzim aksesh të rëndësishme

Roli i Tiranës në ekonominë e Shqipërisë:

Tirana është vendi ku:

-operojnë rreth 40% e bizneseve vendas

-tërheq 50% të investimeve të huaja direkte

-janë përqëndruar 44% e ndërtimeve të reja

-68% e universiteteve në vend

Qendra e Re e Tiranës XXI:

Paraqet kështu shanset, për të “modeluar” një distrikt-qendër të të gjithë Shqipërisë. Tirana është qartësisht epiqendra kryesore e jetës sociale, ekonomike dhe politike të vendit;

Është një qendër e madhe e shpërndarjes së mallrave me pakicë dhe me shumicë

Tirana është qyteti i aftësisë sipërmarrëse dhe e fuqisë së re punëtore

Tirana ka potenciale të vërteta, për të rritur rolin e saj në rajon dhe për të përfituar nga avantazhet rajonale të procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Tirana-Qendër Rëndese

Tirana është më e madhja kontribuese e ekonomisë së Shqipërise dhe Habit Tiranë-Durrës. Tirana ka potencialin “Qendrës Ekonomike dhe Kulturore” në rajon dhe Shqipëri. Tirana mund të jetë kështu, kryeqendra e rajonit dhe Shqipërisë për ekonominë e shërbimeve, inovacionit, teknologjise, komunikimit, arsimit, turizmin e konferencave, tregut financiar dhe marrëdhënieve me BE-në

Qendra e Re Tirana XXI ka shanset, për të qenë një opsion i suksesshëm për fuqizimin e rolit të Tiranës Kryeqendër.

Qendra e Re Tirana XXI - Koncepti i Zhvillimit - Si ka lindur ideja?

Ideja e një projekti të tillë madhor, të zhvillimit dhe të Tiranës Europiane ka lindur me Planin e Qendrës në vitin 2004 dhe u zhvillua më tej, me Planin e Ri Rregullues në 2008.

Koncepti i zhvillimit bazohet në tiparet e Tiranës, si qyteti i centraliteteve, me dy lloje të

rëndësishme centralitetesh:

-parqet dhe lumenjtë e qytetit

-qendrat urbane të qytetit, në formën e poleve dhe boshteve/korridore të zhvillimit

Tirana ka potencial dinamik

Tirana do të ketë 4 korridore zhvillimi:

Korridorin ekonomik (Autostrada);

Korridorin Rekreativ (në dalje/Rrugë e Elbasanit);

Korridorin e Ri Teknologjik, me zhvillimin e Zonës së Lumit Tirana dhe Kampusit të Ri Universitar

Korridorin Administrativ: Bulevardin Kryesor

Qendra e Re Tirana XXI do të jetë kështu:

Vazhdim & fuqizim i Korridorit Administrativ

“Zemra” e Korridorit Teknologjik, tërheqje për dy Kampuset Universitare Kamëz dhe Tufinë

Tirana është qyteti me shumë qendra. Tirana ka qendrat kryesore, siç janë:

Qendra ekzistuese historike

Qendra e Re Tirana XXI

Tirana ka edhe:

Qendrat Dytësore: Qendrat e lagjeve që janë nyje të rëndësishme për shërbime dhe zhvillimit të zonës përreth, si dhe qendrat tematike, të rëndësishme për një kryeqytet si:

- 4 kampuse universitare & 1 kampus profesional

- spital universitar kombëtar

- zonën e medias

Qendra e Re Tirana XXI, në krahasim me të gjithë qendrat e tjera të qytetit, dallon për karakterin e saj të veçante sepse është gjithëpërfshirëse dhe unike.

Qendra e Re Tirana XXI - Koncepti i Zhvillimit

Tirana, Qyteti me shumë qendra/Qendra ekzistuese dhe roli i saj

Qendra më e madhe e Tiranës sot është Qendra Ekzistuese Historike e saj, me rolin e saj primar në kryeqytet. Qendra ekzistuese historike paraqet funksione të rëndësishme dhe mundësi për zhvillimin e saj dhe të qytetit:

dominante në të janë institucionet publike të shtetit, të vendosura përgjatë bulevardit, por qëndron fakti se Bulevardi nuk ka aktivitet komunitar mbasdite;

në të ka shërbime kulturore, tregtare dhe hotelerie, mikse, por ato nuk arrijnë të rrezatojë një jetësim 24 orë të hapësirës publike

ka hapësira për objekte të reja publike dhe kulturore, por kjo ësht e limituar në aksin aktual kryesor

masterplani i saj parashikon hapësira të reja për zyra (masterplani i qendrës/në zbatim), por me madhësi të kufizuar, për shkak të strukturës thuajse të formuar të Qendrës

ajo ofron miksitetin e aktiviteteve shoqërore me banimin, gjë që e jetëson Qendrën

sheshet monumetale janë një pikë e fortë, në zemër të saj

Qendra ekzistuese nuk ka përfunduar, është së kompletuari/Ajo është ende në formim.

Qendra e Re Tirana XXI - Koncepti i Zhvillimit

Tirana: Qyteti me shumë qendra - Qendra e re dhe roli i saj

Qendra Ekzistuese Historike e qytetit, është kështu e formuar me ndërhyrje të çdo epoke historike, është një rrugëtim i historisë, ende në formëzim prej 1 shekulli. Qendra Ekzistuese ka dy tipare të forta: Ajo është qendra historike e qytetit; ajo jetësohet si një “muze” i epokave të shtetit shqiptar. Ajo është monumentale. Në të ndodhet kompleksi i institucioneve qendrore të shtetit, sheshet etj. Në ndryshim prej saj, Qendra e Re Tirana XXI është një shans për një identitet të ri, kontrast për të jetësuar një ide. Ajo do të jetë pol i rajonit dhe vlerave që na bashkojnë, si rajon ballkanik, si integrimi ne BE, mundësia për të zhvilluar së bashku një ekonomi rajonale, një mundësi për të forcuar identitetin mbarëkombëtar të të gjithë shqiptarëve, në të tre shtetet e Ballkanit. Qendra e Re Tirana XXI ndryshe do të jetë moderne, gjithpërfshirëse, shprehje e Inovacionit dhe Teknologjisë, një shans për të shkruar historinë e zhvillimit të shekullit të ri.

Qendra e Re Tirana XXI - Modeli i Zhvillimit - Pozicioni në qytet - Avantazhet

Le të shohim tani Modelin e Zhvillimit të Qendrës së Re Tirana XXI, bazuar në konceptet e zhvillimit që prezantuam më lart. Qendra e Re Tirana XXI ka një pozicion të rëndësishëm dhe të favorshëm në qytet. Zona në të cilën ajo zhvillohet, shtrihet në veri të Unazës ekzistuese ( rr.“Ferit Xhajko”) deri te lumi Tirana, në lindje e perëndim kufizohet nga rruga “Siri Kodra” e rruga “Jordan Misja”.

Ajo ka avantazhe të dukshme, që influencojnë zhvillimin e saj dhe të të gjithë zonës përreth saj:

Aktualisht rreth 75% e saj është ende e pazhvilluar. Ajo ka një pozicion strategjik në qytet dhe në rajon, si porta hyrëse dhe kryqëzim i të gjitha rrugëve të hyrjes në qytet.

Ajo është e vetmja që lidhet drejtpërdrejt me rajonin mbi shina; pikënisje e linjave ndërurbane

Qendra e Re Tirana XXI - Modeli i Zhvillimit - Shtysat

Qendra e Re Tirana XXI ka disa shtysa dhe prirje zhvillimi:

Ne zonën, në jug të saj, bëhet bashkimi me Qendrën ekzistuese, si një lidhje e natyrshme me bulevardin dhe aksin administrativ. Shtysa kryesore këtu, është të ruajë vazhdimësinë e zhvillimit të këtij boshti të qytetit. Në njërin krah të saj konceptohet nevoja për të siguruar një kalim gradual nga qyteti i banimit drejt Qendrës së re të shërbimeve dhe kulmimeve, me një shtysë për të siguruar një tranzicion gradual, në zonën ku këto dy realitete “takohen”. Këtu parashikohet vendosje e objekteve sociale, që i shërben të dy zonave. Në krahun tjetër të saj, duke patur parasysh afërsinë me Parkun, Qendra ka një tendencë të fortë, për të sjellë një rezonancë zhvillimi dhe forcim të tipareve të saj, duke ndikur kështu pozitivisht, në zhvillimin e zonës në krah, drejt Bllokut të Magazinave dhe duke rritur kështu zhvillimin dhe vlerën e zonës përreth. Në polin verior të saj, aty ku takohet me Lumin Tirana, Qendra ka një shtysë të fortë, për të kulmuar si një nyje lidhëse, pol zhvillimi, si një qendërzim i korridorit të Lumit Tirana, si porta hyrëse në Tiranë.

Qendra e Re Tirana XXI - Modeli i Zhvillimit – Distriktet

Në programin e saj të zhvillimit Qendra e re Tirana XXI do të konceptohet në 4 distrikte kryesore:

Distrikti i hapësirës komunitare dhe shërbimeve

Distrikti Kulturor

Distrikti Administrativ

Distrikti Tregtar-Ekonomi

Qendra e Re Tirana XXI - Modeli i Zhvillimit - Programi i Detajuar

Program i detajuar i Distrikteve/Çfarë përmbajnë/ Distrikti i hapësirës komunitare dhe shërbimeve:

Çfarë përmban? Avantazhet e pozicionimit hapësinor/shanset

Distrikti i hapësirës komunitare përmban:

Hapësira publike

Shërbime sociale dhe arsimore

Shërbime komunitare

Distrikti kulturor përmban:

art bashkëkohor

kinematografi

teatër

muzikë e krijmtari e lirë

lexim e studim

Distrikti administrativ përmban:

institucione të rëndësishme publike

selitë e organizatave rajonale si dhe të korporatave më të mëdha

qendra të integrimit në Bashkimin Europian

Distrikti Tregtar përmban facilitetet për:

mode & tekstile

media & komunikim

energji & information teknologji komunikim

restoracion & aktivitetet tregtare etj.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Hapësira Komunitare dhe Shërbimet/ Parku “T”

Disa nga tiparet më përfaqësuese dhe veprat më kulmore të këtyre distrikteve:

Kulmimi më i rëndësishëm i të gjithë zonës është Parku i Ri i Qendrës, me një sipërfaqe prej 150 mijë m2. Parkun “T”, si Tirana, por “T”, edhe sepse, si e tillë duket lidhja që krijon Parku i Trenit me Parkun e Lumit Tirana, si në formë “T”-je është:

Gjenezë e Qendrës Tirana XXI

Harmonizues i të gjithë distrikteve

Hapësire publike

Qendër e qytetarëve e për të gjithë qytetarët

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Parku: Roli në Rrjetin e Parqeve të qytetit

Roli i Parkut të ri në rrjetet e parqeve të qytetit është i rëndësishëm, sepse ai është lidhja me parqet veriore të qytetit, parkun e Lumit Tirana dhe Parkun Rajonal të Paskuqanit; element lidhës me parkun qendror dhe Parkun e Integruar të Liqenit. Ndërtimi i tij i shton qytetit një hapësirë të gjelbër të konsiderueshme prej 150 mijë m2. Ndërtimi i tij rigjallëron të gjithë zonën me mbi 20 korridore të gjelbër, që kulmojnë në një rrjet “piazza”-sh e sheshesh komunitare.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese –

Parku është një nxitje e rëndësishme për të rigjeneruar hapësirën publike, për të shtuar dhe për të fituar hapësirën urbane, në përdorim të qytetarëve. Me këtë projekt realizohet për herë të parë lëvizja e shinave të trenit (me alternativë të zgjidhjes për shinat nën-tokë ose në nivel) me qëllimin për të liruar sipërfaqen dhe për t’i lënë vendin parkut, ndërtimit të tij, pa u ndërprerë nga shinat e trenit, dhe në vendin ku sot ndodhen shinat.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Parku: Qendra e 21 “Piazza”-ve

Qendra e Re Tirana XXI do të ketë 20 piazza publike-hapësira publike. Parku “T” do të jetë kështu piazza e 21-të e saj. Qendra do të ketë korridore të gjelbëruara që lidhin piazzat me sheshin qendror të saj, Parkun.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese – Parku, zonë dhe korridor i gjelbër

Vlerat më të rëndësishme të Parkut do të jenë:

Cilësi e Siguri - Peisazh i krijuar me një stil të lartë e veçanti, duke ofruar hapësira publike që sigurojnë cilësi, elegancë, komfort dhe siguri, përdorimi 24 orë.

Natyre e Ekuilibër - Peisazh natyror që promovon vitalitetin urban

Lidhje dhe Vlerë - Pa barriera e me lidhje të forta midis komuniteteve, duke shkrirë divergjencat, përmirësuar cilësine e jetës e dhëne vlerë situatës urbane.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Parku: funksionet

Parku do të ketë funksionet e sheshit qendror të Qendrës Tirana XXI, por do të jetë edhe një hapësirë rekreative.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese Parku-Hapësirë e Hapur

Korridori i Gjelbër: elementet

Korridoret e gjelbra do të jenë hapësira të gjelbra, të cilat do të sigurojnë për këmbësorët dhe biçikletistët, lidhje midis hapësirave të hapura metropolitane, lokale dhe të lagjeve. Korridoret e gjelbra janë nivel i dytë aksesi, të projektuara si për itinerare biçikletash, ashtu dhe këmbësorësh, ose edhe vetëm këmbësorësh.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese

Tiparet më përfaqësuese të distriktit kulturor janë:

Ai është një projekt për të trashëguar dhe nxitur vlerat e identitetit mbarë kombëtar. Ai ka karakterin e një kompleksi të Integruar kulturor e përmban disa objekte të rëndësishme në nivel mbarë kombëtar, për të gjithë shqiptarët brenda dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Ofron aktivitet në disa fusha, funksione: Kompleksi kulturor mund të përshkruhej si një Qendër moderne dhe identitet mbarë kombëtar

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese

Qendra Kulturore XXI përmban:

Teatrin Bashkëkohor

Odeonin e Muzikës

Odeoni i Filmit dhe Mediateka e Filmave mbarëshqiptar

Muzeun e Fotografisë

Bibliotekën XXI (me literaturë dhe kulturën evropiane)

Odeonin e filmit

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Distrikti Administrativ

Distrikti Administrativ kulmon ndër të tjera me disa institucione publike dhe jo publike të rëndësishme për qytetin, vendin dhe rajonin:

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Institucionet Publike-Hapësira e re bashkiake

Ndër institucionet publike të rëndësishme do të jenë edhe zyrat e bashkisë së re. Këtu do të ndërtohet Qendra e Re e Shërbimeve ndaj qytetarëve, si një koncept i zgjeruar i modelit të suksesshëm të Qendrës së Informimit Qytetar-shërbime me një ndalesë, që kemi tashmë në funksionim të suksesshëm që në vitin 2002 e që vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë në vit.

Po ashtu, shërbimet dhe zyrat teknike e të zhvillimit të Bashkisë do të vendosen në këtë zonë, për t’i dhënë një nxitje më të madhe zhvillimit të saj.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Institucionet Publike - Pallati i Drejtësisë

Pallati i Drejtësisë do të jetë një hapësire e denjë për organizimin e veprimtarisë së pushtetit tonë gjyqësor.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Institucionet Publike - Pallati i Financës

Pallati i Financave do të mund të ngrihet në Qendrën Tirana XXI. Ai do të përfaqësojë dhe mundësojë funksionimin e Bursës së Tiranës dhe do të jetë vendi transaksioneve më të mëdha financiare në nivel rajoni si dhe i projekteve dhe investimeve vendase dhe të huaja.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Institucione të tjera - selitë rajonale

Qendra e re e Tiranës XXI do të jetë vendi kulmor i selive rajonale të korporatave dhe organizatave më të mëdha dhe me peshë në zhvillim.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Institucione të tjera, Qendra Rajonale e BE-së

Në të do të ngrihet edhe Qendra Rajonale për Ballkanin Perëndimor, për Bashkimin Europian, një organizëm që synon të rrisë dhe zhvillojë marrëdheniet e rajonit me Bashkimin Europian, të nxisë këmbimet, eksperiencat, rrjetet e partneritetit, zhvillimin e projektet, aksesin dhe këmbimet me BE-në, për të gjithë vendet e rajonit. Një qendër e vendeve, së shpejti anëtarë të Bashkimit Europian, me modele të tilla zhvillimi.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Distrikti Tregtar dhe Ekonomik

Distrikti Tregtar dhe Ekonomi do te perfaqesohet nga nje diversitet dhe dinamizem aktivitetesh, qe atraktojne vizitoret vendas dhe te huaj.

Ai do te jete nje mundësi per te zhvilluar me shume Turizmin e Konferencave, nje rol lider qe Tirana synon te luaj per te gjithe Eco-rajonin ballkanik, ku hapesirave per zhvillimin e konferencave ne Tirane, qe do te shtohen me sherbime dhe standarte modern me ndertimin edhe te Qendres Lokale te Eskpozicionit dhe Promovimit te Biznesit prane Zones se Lumit Tirana, i sherben per kohen e lire, aktivitete sociale dhe argetuese edhe Distrikti Tregetar i Qendres se Re Tirana XXI.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese -Tregtare

Distrikti do te kulmoje me promenaden e dyqaneve elite, qe nderthuren edhe me hapesirat e atelieve te stilisteve shqiptar si dhe galerise se modes, dhe te medias.

Mundesise per argetim dhe sherbime i shtohet edhe Lagja e Restoranteve, te dedikuara kuzhines shqiptare dhe te rajonit

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Ekonomi

Distrikti do te kete aktivitete te rendesishme ekonomike, ne nivel rajoni si:

-Turizem Konferencash

-Finance e Larte, Investime, projekte zhvillimi.

-Energji;

-Informacion Teknologji, Komunikim etj.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese - Turizmi i Konferencave

Nje nga prirjet e fuqishme qe duam te fuqizojme eshte ajo qe Tirana te kthehet ne Kryeqendren e te gjitha vendeve te rajonit per zhvillim e Konferencave dhe Eventeve rajonale, mbarekombetare, europiane.Tirana ka potencialet per kete, dhe projekte te tilla madhore si Qendra e Tiranes XXI dhe Qendra e Panaireve e rrisin fuqishem mundesine per te zhvilluar kete sektor.

Qendra e Re Tirana XXI - Distriktet:

Kulmime-Tipare Përfaqësuese -Qendra: “Porta” Hyrese

Qendra ka nje kulmim tjeter te rendesishem, qe siguron aksesin, por edhe nje numer te madh vizitoresh ne zone. Per shkak te Pozicionit Strategjik te Qendres ne qytet dhe Rajon

Qendra – mund te etiketohet simbolikisht si “Porta” Hyrese ne Qytet

Ne te do te ndertohet Terminali i Ri Verior

Terminali Verior eshte:

Mundesi ideale transporti per zonen e perqendruar me administrate publike.

Pike strategjike e transportit inter-urban te qytetit, duke qene se hub-i verior komunikon me hub-in jugor, dhe ofron sherbim transporti per pjesen terthore te qytetit, per fluksin e akomuluar nga zona veriore, ose pjesa e unazes se madhe. Ndersa Stacioni i Trenit ekzistues do te transormohet ne nje stacion per linjat e transportit me autobus qytetas:

Ai do te jete:

Stacion qendror per linjat qytetase dhe porte e qendres ekzistuese historike.

Pike hyrese e qytetareve tiranas qe vijne nga kahu jugor i qytetit.

Qendra e Re Tirana XXI –Kulmime-Terminali i Ri Verior

Terminali i Ri Verior do te jete nje veper e madhe e infrastruktures me peshe dhe rol rajonal. Nje pike nderlidhese per te gjitha sistemet e levizjes:

RRJETI RRUGOR

Rruget nacionale

(i) Durresit (ii) Arberit

Unaza Veriore

Rrjeti Rrugor Kryesor per

ne Qytet

Te gjitha linjat hekurudhore TRAM-TREN

Qendra e Re Tirana XXI

Kulmime

Terminali i Ri Verior

Do te jete nje veper madhore infrastrukture, me kapacitet:

800 mjete/bus dite

15 000 m2 siperfaqe per mjeteve etj.

Do t’i sherbeje 9 here me shume pasagjere te pritshem nga ritja e volumeve te udhetimit

Terminali do te jete nje veper me te gjitha sherbimet per qytetaret:

Sherbime tregetare per pasagjeret, sherbime ndaj klientit

Bilete e integruar

Perpunim i shpejte dhe i sigurte i bagazheve

Qendrat e informacionit mbi levizjen, qendrimin dhe nderthurjen e linjave

Siguri e larte (kamera sigurie dhe kontroll)

Stacionin “Parko dhe Udheto”

Qendra e Re Tirana XXI

Temat kryesore

Qendra e re Tirana XXI:

Do te jete nje menyre e re jetese!

Nje menyre e re ndertimi:

Me parkun si hapesiren kyresore

Do te jete nje “qyteze” ekologjike-nje Eko-qytet!

Do te jete shprehje e te gjitha prirje me modern dhe te avancuara te Shekullit XXI!

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Tashme mbi 50% e popullsise jeton ne qytete dhe zona te urbanizuara.

Nje SFIDE dhe MUNDESI qe qendra Tirana XXI te kete “ZHVILLIM TE QENDRUESHEM” dhe te promovoje nje “MENYRE TE RE JETESE”.

Nje QENDER e cila eshte ne harmoni SOCIALE, miqesore me MJEDISIN dhe, eficiente ne BURIME

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Eko-qyteti eshte nje sistem i integruar dhe qe funksionon si nje i vetem midis:

-ndertesa te gjelberta;

-eficenca e energjise;

-energjie e rinovueshme;

-menaxhimi i mbetjeve

-menaxhimi i ujerave etj.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Projekti i Qendres se Re fillon me Projektimin mjedisor, qe do te thote:

Orientimi i ndertesave per te patur avantazhet e kendeve te diellit dhe zoterimit te ererave.

Pershtatje me atributet natyrore, ekzistuese te zones etj.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Eficenca e energjise ne ndertesa do te arrihet nepermjet:

Sistemi i ngrohjes diellore aktiv e pasiv

Termoizolimit dhe Hidroizolimi

Sistemi i riciklimit te ujerave

Projektimi i tarracave te gjelbra/mureve vertikale te gjelber etj.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Ndertesat do te kene te siguruar cilesine e ajrit, nepermjet:

Aplikimi i sistemeve te:

Ventilimit;

Kontrollit te lageshtires

Filtrimit e Purifikimit

Etj.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Perfitimet per qytetaret nga modeli “eko-qytet” do te jene financiarisht te prekshme:

-Termoizolimi redukton mbi 25% faturen per ngrohjen e ftohjen e shtepise

-Sistemi eficient reduktojne koston e ftohjes me 5.000 leke/vit etj.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Energjia e Rinovushme do te aplikohet ne rrjetet dhe ndertesat e Eko-qytetit:

-Sistemet e ngrohjes diellore te ujit;

-Ndricimi rrugor etj.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Menaxhimi i mbetjeve do te behet nepermjet:

Aplikimit te sistemit Redukto – Riciklo – Riperdor

Koshave grumbulluese nen toke

Kompostimit te mbetjeve organike

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Kujdes i vecante do t’i kushtohet menaxhimit te ujit. Do te kryhen:

Proceset per filtrimin dhe pastrimin e ujit

Sisteme te grumbullimit e riciklimit te ujrave te shiut

Sistemeve efikase per ujitjen e hapesirave publike

Sisteme te dyfishta hidraulike, ne banesa, per perdorimin e ujit te pijshem e ate industrial.

Perdorimi per:

Ujitje

Aktivitete dytesore ne banesa, godina biznesi, aktivitete tregtare, etj

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Do te stimulohet perdorimi i transportit publik dhe me sa me pak ndotje

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Edhe nenstacioni elektrik ekzistues do te jete pjese e ketij modeli ekologjik.

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Me kete model te zhvillimit sigurohet per qytetin dhe qytetarin:

Kosto me te ulet investimi

Per infrastrukturen rrugore

Kosto me te ulet ne ciklin e jetes

Kursim i burimeve natyrore dhe ndertesa eficiente

Perdorim i materialeve te riciklueshme dhe me jetegjata

Kosto me te ulet perdorimi

Per ngrohje dhe ndricim; panele diellore dhe termoizolim

Kosto me te ulet per ekonomine

Ka me pak ndotje dhe efekte negative ne mjedis

Rritje e standartit te jeteses

Qendra e Re Tirana XXI

Eco-“Qytet”

Ky projekt do te sherbeje si ne model zhvillimi edhe per permiresime te tjera ne qytet, do te nxis perdorimin e metodave ekoligjike.

Qendra e Re Tirana XXI

Shekulli XXI:

Qendra e Re do te jete shprehje e Shekullit XXI

Arkitektura e saj do te jete:

MODERNE, SFIDUESE E INOVATIVE

KOMBINON ABICJEN PER ARKITEKTUREN ELITARE ME INXHINIERINE E SE ARDHMES

Qendra e Re Tirana XXI

Shekulli XXI: Inxhinieria e saj dhe menyra e te ndertuarit do te jete teknologji!

Teknologji dhe inovacion!

Qendra e Re Tirana XXI

Perfitimet:

Me projektet e medha te Tiranes Evropiane, me Qendren e Re te Tiranes XXI, do te permbushet ambicja jone qe Tirana te jete:

KRYEQENDRA E RAJONIT, vendi i:

Qendres Rajonale te Bashkimit Evropian Burses Rajonale Kompleksit Kulturor mbarekombetar Selive Rajonale te korporatave me te medha.

Qendra e Re Tirana XXI

Perfitimet:

Qendra e Re e Tiranes XXI eshte nje projekt i madh punesimi:

16,800 VENDE TE REJA PUNE

Duke vepruar se bashku edhe me Projektin e Zones se Lumit Tirana, me hapesira per 50.000 vende pune!

Projektet e medha te Tiranes Evropiane sjellin punesim, zhvillim, mireqenie!

Ky eshte program i Madh dhe i vertete per te Nxitur Punesimin, sepse:

a. hapesira dhe sektore te ekonomise qe sjellin vende pune;

b. aktivitete dhe kompani qe punesojne,

Nxisim dha atraktojme investimet vendase dhe te huaja!

Qyteti Im, qyteti ku kushdo gjen PUNE!

Qendra e re Tirana XXI nuk eshte nje zone, por eshte nje ide, eshte rruga jone e zhvillimit te integruar, eshte shprehje e aftesise sone dhe talentit per te gjeneruar kulture europiane

Ky projekt eshte shansi yne historik per te shkruar rrugen e qytetit ne shekullin XXI.

Kjo eshte rruga jone drejt Europes, rruga e projekteve te Medha te Tiranes Europiane.

Endrra vazhdon kthehet ne projekte dhe projektet behen realitet nga Bashkia e Tiranes.

KOMENTE