English

Spring Fest mbledh studentë të shumtë nga viset shqiptare dhe bota

Albtelecom dhe Eagle mbështesin Spring Fest për të dytin vit radhazi

Tiranë, 29 Prill 2011 NOA - Kompanitë Albtelecom dhe Eagle Mobile, në kuadër të përgjegjësisë së tyre sociale për arsimin, kanë mbështetur për të dytin vit programin Spring Fest.

Universiteti Epoka e ka kthyer tashmë në traditë programin Spring Fest, të cilin këtë vit e organizoi mes datave 27-29 Prill. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë studentë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Amerika, Rusia, India etj. Studentët, krahas prezantimit të kulturave të ndryshme nëpërmjet librave të huaj në stenda të veçanta, janë bërë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të ndryshme si: turnetë e volejbollit e basketbollit, dhurimit të gjakut, artit tradicional turk të vizatimit mbi ujë ‘Ebru’. Melodrama “Apologjia e Sokratit” e interpretuar nga i mirënjohuri Mirush Kabashi, si dhe koncertet e këngëtarit Vedat Ademi dhe të Grupit “Fisnikët” kanë tërhequr më shumë vëmendjen e studentëve dhe vizitorëve.

Në këtë aktivitet festiv nuk kanë munguar edhe vizitorë të shumtë, aktorë të rëndësishëm të politikës, biznesit e medias.

Kompania celulare Eagle Mobile ka shpërndarë karta SIM falas për studentët, ndërkohë që Albtelecom dhe BKT kanë prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre për të interesuarit.

Albtelecom dhe Eagle Mobile në kuadër të vitit të arsimit kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin projekte të ndryshme që po organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, universitete dhe shkolla publike e private në vend.

KOMENTE