Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID, mbështetje të bizneseve të turizmit në Shqipëri
English

USAID, mbështetje të bizneseve të turizmit në Shqipëri

Tiranë, 29 prill, NOA - Programi i USAID-it ‘Rritje Albania’, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar (ATA), inauguruan një program të ri në mbështetje të industrisë së turizmit shqiptar, e cila vitet e fundit ka shënuar rritje.

Programi i Markës së Cilësisë, Authentic Albania mbështet biznese të sektorit të turizmit në Shqipëri duke ndërtuar një sistem që ofron standarte të cilësisë për produktet e hotelerisë, duke u ofruar bizneseve mundësi të reja për zhvillim. Ky program do të jetë i pari i këtij lloji që vlerëson cilësinë e njësive akomoduese në Shqipëri.

Drejtori i misionit të USAID-it në Shqipëri, Xhozef C. Uilliams, Ministrja e Turizmit në Detyrë, Suzana Turku, dhe Presidenti i ATA-s, Enver Mehmeti, mbajtën fjalë përshëndetëse në ceremoninë e shpërndarjes së Çmimeve të 20 hoteleve të para që marrin markën e cilësisë Authentic Albania.

Tre çmimet e Authentic Albania: i Artë, i Argjendtë dhe i Bronztë u vendosën në bazë të sistemin së cilësisë Authentic Albania i cili vlerëson njësitë akomoduese në shtatë dimensione kyçe, të cilat së bashku reflektojnë kërkesat e udhëtarëve për profesionalizëm, siguri, cilësi, dhe rehati, si edhe nxisin praktikat e turizmit të qëndrueshëm. Vlerësimet kryhen nga një grup vlerësuesish të pavarur të trajnuar nga ekspertë ndërkombëtar mbi sistemin e markës së cilësisë. Rezultatet e vlerësimeve shqyrtohen nga një Komitet Çmimesh, anëtarët e të cilit vijnë nga organizata qeveritare, donatorë, institucione akademike dhe shoqëria civile.

Fituesit e çmimeve përfaqësojnë një grup të përzgjedhur njësish akomoduese shqiptare që mund të ekspozojnë simbolin e markës së cilësisë Authentic Albania dhe të përfitojnë nga shërbimet promocionale dhe të marketing-ut që do të ofrohen nga ATA. Të gjitha çmimet e Authentic Albania janë të vlefshme për 2 vjet, një periudhë pas së cilës, njësitë duhet të vlerësohen rishtaz për të vazhduar të jenë pjesë e programit.

Struktura e markës së cilësisë Authentic Albania është ndërtuar mbi 37 kriteret ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, një iniciativë globale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbëshjetje të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, dhe programe të ngjashme janë mbështetur nga USAID-i në Kroaci, Bullgari dhe më së fundmi në Maqedoni.

NOA

KOMENTE