Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhixho: Prioriteti ynë, lehtësimi i biznesit nga taksat
English

Xhixho: Prioriteti ynë, lehtësimi i biznesit nga taksat

Tiranë, 29 prill, NOA - “Frymëmarrja e bizneseve të vogla është prioriteti ynë dhe angazhimi im kryesor në punën time”. Kjo është deklarata që ka bërë kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e minibashkisë 5 në kryeqytet, Erisa Xhixho. Xhixho ishte dje në një takim në zonën e Selitës në kryeqytet, i shoqëruar nga kandidati i “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë Tiranë, Lulzim Basha ku pati një bashkëbisedim me banorë të kësaj zone.

Më pas Xhixho u ndal në disa biznese të kësaj zone ku bisedoi me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë komunitet. “Na mbyten taksat, taksë gjelbërimi, taksë tabele dhe nga ana tjetër gjelbërim nuk kemi, shërbim nuk kemi pastrim nuk kemi”, i tha i shqetësuar pronari i një dyqani të vogël kandidates për kryetare të Njësisë Bashkiake nr. 5.

Kandidatja për kryetare e minibashkisë, Erisa Xhixho e siguroi atë se do të punojë në krye të minibashkisë për të ulur taksat, për t’i mundësuar atyre krijimin e vendeve të reja të punës. “Parimi ynë është se kush paguan taksa merr shërbime. Në momentin që paguhen taksat dhe nuk merren shërbimet atëherë këto taksa nuk do të paguhen më. Ne angazhohemi për të hequr taksën e gjelbërimit pasi këtu gjelbërim nuk ka, taksën e tabelës e cila ju merr një shumë të konsiderueshme dhe gjithashtu angazhohemi për të ulur deri në tre herë taksën e pastrimit”, tha Xhixho.

a.k/NOA

KOMENTE