Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-volejbollisti Basha: Do ringjallim sportin, nuk harroj krenarinë e Tiranës
English

Ish-volejbollisti Basha: Do ringjallim sportin, nuk harroj krenarinë e Tiranës

Tiranë, 30 prill 2011, NOA - Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha është takuar sot me elitën e sportistëve të kryeqytetit, të cilëve u ka premtuar se do të investojë për ringjalljen e sportit dhe për të ngritur në vendin e vet elitën e sportistëve tiranas, që janë krenaria e kryeqytetit.

Gjatë këtij takimi kandidati demokrat shpalli projektin e tij për ringjalljen e sportit duke theksuar se shumë rrallë ndodh që një sportist të harrojë sportin.

E duke ironizuar këtu ish-basketbollistin e Edi Rama, ish-volejbollisti Lulzim Basha solli në vëmendje problematikën me të cilën haset sporti, duke nisur nga terrenet sportive e deri tek mbështetja për sportistët.

Basha theksoi se në programin e tij ka planifikuar mbështetje jo vetëm për Tiranën, por edhe për tre klubet e tjera, Partizanin, Dinamon e Studentin.

Kandidati demokrat shprehu optimizmin për rikthimin e emocioneve të derbit Tirana –Partizani.

“Jam i vendosur të siguroj të gjitha burimet e nevojshme për të rikthyer fuqishëm sportin si pjesë e përditshme, themelore e jetës së qytetarëve të Tiranës. Së pari, plani i ri urbanistik. Përveç ndalimit të cënimit qoftë edhe të një centimetër katror të hapësirave publike të gjelbërta dhe në veçanti sportive, ne do të fillojmë t’i rigjenerojmë këto hapësira, t’i rifitojmë aty ku mungojnë. Do të orientojmë të gjithë energjitë tona për sportin profesional”, premtoi Basha.

Ai tha se do të propozojë që pallati i sportit “Asllan Rusi” të kalojë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

“Kjo, në asnjë mënyrë nuk mund të pakësojë përgjegjësinë tonë, as vendosmërinë time për të ndërhyrë menjëherë me të gjitha mjetet, për të rindërtuar tërësisht dhe për të furnizuar me kapacitete europiane, dy njësi që tashmë bashkia i ka në përgjegjësi, palestrën e sportit “Farije Hoti” dhe stadiumin “Selman Stërmasi”, theksoi Basha.

Ai tha se do të mbështetë financiarisht klubin sportiv Tirana në të gjithë gamën e aktiviteteve që zhvillon, si simbol i qytetit të Tiranës.

“Ne nuk mund të mbyllim sytë para gjendjes aktuale të tre klubeve tjera, Partizanit, Dinamos dhe Studentit. Ne duhet të mendojmë të rikthejmë emocionet e forta të derbit Tirana – Partizani. Por unë do të investoj fort duke e nxitur garën sportive në çdo nivel”, u shpreh kandidati demokrat.

“Jam i vendosur të ngre fondin bashkiak të ekselencave sportive dhe artistike të qytetit, që asnjë prej ikonave, idhujve sportivë të qytetit të Tiranës të mos e gjejë më veten në kushte të papranueshme financiare”, premtoi Basha.

Në takimin me figura të shquara të sportit shqiptar i premtoi atyre se do të jenë bashkëvendimmarrës me Bashkinë në hartimin e projekteve dhe identifikimin e nevojave për sportin që nga ai komunitar, e deri tek ai elitar.

mit/NOA

KOMENTE