English

PS: Basha u rrit si gënjeshtar, me identitet të shumëfishtë që në ‘90

Tiranë, 30 prill 2011, NOA – Pas fshehjes së të vërtetës pas akuzash të përditshme deputeti socialist Erion Braçe publikoi sot provat për identitetin e ish-ministrit të Berendshëm Lulzim Basha, që garon kundër Edi Ramës për kreun e bashkisë së Tiranës. Deputeti Braçe bëri me dije se ish-ministri Lulzim Basha ka disponuar dhe përdorur në kohë të ndryshme 7 pasaporta, 3 të zakonshme dhe 4 diplomatike.

Deputeti Erion Braçe tha se ministri është rritur si gënjeshtar dhe ka përdorur identitetin e shumëfishtë që në fillim në vitet ’90.

Në një konferencë për shtyp ai ka paraqitur të gjitha këto pasaporta, mes të cilave një pasaportë e vjetër me nr. 0160138, e lëshuar në datë 13. 12. 1995, skaduar në datë 13.12. 2000.

Ndër dokumentet e paraqitura ishin këto: Pasaportë e vjetër: nr. 0846319

Lëshuar në datë 04.08. 1997, skaduar në datë 04. 08. 2002; Pasaportë e zakonshme: nr. Z 0084399 Lëshuar në datë 29. 05. 2002, skaduar në datë 28. 05. 2012; Pasaportë diplomatike: nr D0012560 Lëshuar në datë 10. 10. 2003, skaduar në datë 10. 10. 2008; Pasaportë diplomatike: nr D0001210 Lëshuar në datë 22. 01. 2007, skaduar në datë 21. 01. 2017; Pasaportë diplomatike: nr. D0001313 Lëshuar në datë 22. 01. 2007, skaduar në datë 21. 01. 2017; Pasaportë diplomatike: nr. DC0762158 Lëshuar në datë 10. 05. 2010, skaduar në datë 09. 05. 2020.

Sipas Braçes nga analiza e të dhënave rezulton se për periudhën 4 Gusht 1997 deri në 4 Gusht 2002 Lulzim Basha ka disponuar 2 pasaporta.

“Për periudhën 29 Maj 2002 deri në 4 Gusht 2002 Lulëzim Basha ka disponuar 3 pasaporta. Për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008 Lulëzim Basha ka disponuar 4 pasaporta, ndër to tre diplomatike. Për periudhën 10 Tetor e në vijim Lulëzim Basha ka disponuar 3 pasaporta, të treja diplomatike”, bëri me dije deputeti socialist.

Deputeti Erion Braçe i kërkoi zoti Basha të tregojë përse gjatë 15 viteve të fundit ka përdorur identitet të shumëfishtë përmes dy apo tre pasaportave të vlefshme njëherësh. “Përse në Dhjetor 2001 ke përdorur për të blerë shtëpi me pasaportën me probleme me nr. 0160138 të shquar si amerikane dhe jo pasaportën e dytë të vlefshme me nr. 0846319? Çfarë favoresh kanë vijuar pas këtij keq përdorimi flagrant?”, apeloi Braçe, duke i risjellë në vëmendje Bashës se “kur rritesh si gënjeshtar ke kurajon të gënjesh cilindo sy më sy, duke nisur nga i pari, qytetari”.

mit/NOA

KOMENTE