Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra dhe të kall datën
English

Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra dhe të kall datën

Kinë, 30 prill 2011 NOA - Një i tillë, kurrë më parë nuk ishte parë. Është plot 16.7 metra i gjatë dhe kur e sheh, të kall datën.

Gjarpri 16.7 metra i gjatë, është zbuluar sot në një pyll të një lokaliteti kinez, njoftoi media vendase.

Gjarpri është një boa tmerrësisht e madhe dhe u gjet rastësisht nga disa punëtorë kinezë në pyllin e qytetit Guping, në rajonin e Jiangxi.

Punëtorët gjetën gjak pranë vendit ku zbuluan boan gjigante: “Ndërsa ishim me makinë duke lëvizur në pyll, fillimisht pamë gjak gjithandej dhe një gjarpër të madh gjysmë i ngordhur. Pak çaste më pas, dalluam para nesh një gjarpër edhe më të madh. Ishte një pamje e tmerrshme. U trembëm aq fort dhe nuk dinim nga t’ia mbanim”, rrëfen shoferi frikën që përjetuan.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan një gjarpër të ngordhur kurse tjetri ishte zhdukur.

Gjarpri i ngordhur ishte 16.7 metra i gjatë dhe peshonte 300 kilogramë, njoftoi gazeta në anglisht “People’s Daily”, organ i Partisë Komuniste të Kinës.

e.t/NOA

KOMENTE