Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 Maji i punëtorëve, protesta në botë, heshtje në Tiranë
English

1 Maji i punëtorëve, protesta në botë, heshtje në Tiranë


Protestat e 1 majit

Tiranë-Athinë-Moskë, 1 maj 2011, NOA/ Irma Toptani - Nga paradat dhe marshimet shumëngjyrëshe që zhvilloheshin kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot 1 Maji në Shqipëri ka kaluar pa u vënë re. 1 Maji, dikur festa e punëtorëve të proletariatit socialist, është përkujtuar sot me protesta në shumë vende të botës.

Fushata elektorale duket se ka lënë jashtë vëmendjes, sindikatat e punëtorëve, të cilët nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet me rastin e kësaj dite, edhe pse në Shqipëri sikundër kryesocialisti Edi Rama thotë, ka 1 milion të papunë.

Ndërkohë Greqia fqinje është përfshirë nga protesta të dhunshme të punonjësve, të cilët kanë kërkuar më shumë të drejta.

Turmat e qytetarëve në Athinë dhe Selanik kanë marshuar përpara institucioneve shtetërore, ndërsa janë konfrontuar edhe me policinë.

Edhe në Rusi mijëra protestues u derdhën në rrugë nga Vladivostoku deri në Moskë duke shprehur mbështetjen për politikat e ndjekura nga qeveria aktuale.

Në një kohë kur vendi është përfshirë në ethet e fushatës elektorale, partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” duket se ka treguar edhe njëherë forcën e saj nëpërmjet thirrjeve të protestuesve “ Medvedev, Putin, Rroftë Rusia”.

Vlen të theksohet se në qendër të Moskës protestuan edhe 30 qytetarë sirianë, duke kërkuar demokratizimin e vendit.

mit/NOA

KOMENTE