Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet pas 13 vitesh, dogji të gjallë shqiptaren 18-vjeçare në Itali
English

Arrestohet pas 13 vitesh, dogji të gjallë shqiptaren 18-vjeçare në Itali

Itali , 1 maj, NOA - Policia italiane ka arritur të arrestoj pas 13 vitesh një prej autorëve të vrasjes makabre të një vajzë shqiptare. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se dje është arrestuar Nikolin Malçi, 41-vjeç, pasi dyshohet si autor i djegies së 18-vjeçares Laureta Josifi, ngjarje e ndodhur më 26 maj të vitit 1998 në Itali. Nikolin Malçi ishte dënuar nga policia italiane për këtë vepër penale me 6 vite burg dhe prej 10 vitesh ishte në kërkim.

Lureta Josifi ka qenë një prej vajzave fatkeqe që ishte dërguar me dhunë në Itali për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit. 18-vjeçarja vendosi të kundërshtonte tutorët e saj për shfrytëzimin që i bënin duke u përpjekur të largohej. Por ndëshkimi që ka marrë ka qenë barbar.

Sipas policisë së italiane, natën e 26 majit, vajza shqiptare është rrahur dhe është djegur e gjallë nga një bandë shqiptarësh që shfrytëzonte vajzat për prostitucion. Historia e Laureta Josifit ka qenë e njohur për policinë italiane si një nga ngjarjet me tragjike të vajzave që shfrytëzohen në rrugë. Ngjarja e ndodhur në vitin 1998 shokoi opinionin italian, pasi vajza sapo kishte mbushur 18 vjeçe, ndërsa historia e trishtë e saj njihet me emrin “biondina e Marlias”, për shkak të ngjyrës së flokëve të saj biond dhe vendit ku u gjet trupi.

Ajo ishte sjellë në Itali nga “i dashuri” i saj shqiptar me premtimi se do të martohej. Ndërsa pas disa javësh ishte përdhunuar dhe detyruar të shkonte të punonte si prostitutë. Vajza e re u zhvesh dhe u dogj nga banda shqiptare sepse nuk pranonte të ushtronte profesionin e prostitutës. Trupi i saj gjysmë i karbonizuar u gjet në qytetin e Marlias. Vrasja e vajzës u bë pas shkak se kishte kërcënuar anëtarët e bandës se do t’i padiste në polici.

Për ngjarjen u dënuan në vitin 2000, Bedri Stafa, sot 37 vjeç, i cilësuar si personi që urdhëroi vrasjen. Po ashtu në vitin 2000 u dënua Leonart Stafa, 35 vjeç dhe Jorgo Carroshi, ky i fundit ishte dhe personi që e kishte sjellë vajzën në Itali. Banda shqiptare u arrit të kapej pas zbardhjeve të bisedave telefonike, gjurmëve të gishteve të lëna në një gazetë që u gjet në vendin e krimit dhe shenjave të gomave të një makine “Alfa Romeo” që përdornin për të udhëtuar.

a.k/NOA

KOMENTE