Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Kredi me interes zero për strehim
English

Basha: Kredi me interes zero për strehim

Tiranë, 1 maj 2011, NOA- Në vijim të takimeve elektorale kandidati për kryebashkiak i maxhorancës Lulzim Basha, zhvilloi një takim me tregtarët e tregut Çam dhe gratë kryefamiljare.

Gjatë takimit me tregtarët ai u shpreh se do të ulë taksat dhe do të rrisë shërbimet, pas shqetësimeve të tyre për taksat e larta, infrastrukturën rrugore dhe mungesën e pastrimit.

Basha deklaroi se pas 8 majit do ti jepet fund praktikës së vjeljes se taksave nga Bashkia, pa ofruar shërbime.

“Paguajmë 1 milionë e 200 mijë lekë taksë tabele, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi. Po i paguajmë, por të paktën përgjigju për këto gjëra që më detyrohet ai mua. Vetë po pastrojmë dhe po rregullojmë”, i tha një tregtar kandidatit të “Aleancës për qytetarin”.

Në përgjigje të ankesave Basha tha se, “Do të të heq një pjesë të mirë të taksave, taksën e gjelbërimit, taksën e tabelës, do të ulë 3 herë taksën e pastrimit dhe për çdo taksë që do të merret, do të bëhet shërbimi. Duhet të fillojmë një marrëdhënie të re midis bashkisë dhe qytetarëve, midis bashkisë dhe bizneseve. Një marrëdhënie me respekt të ndërsjellë, një marrëdhënie transparente dhe për taksat që mbeten duhet të ofrojmë shërbime”.

Më tej ai shtoi se, do të marrë përgjegjësi të plota për platformën e punësimit si objektivi numër 1 sapo të vijë në krye të bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshëm.

Ai premtoi se që nga vera e vitit të ardhshëm do të rikthej shkollat dhe kopshtet verore, për të ndihmuar kauzën e grave në marrëdhënie pune.

Sakaq Basha shtoi se gratë kryefamiljare do të kenë një vëmendje kyçe, për punësim, strehim dhe arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Një zyrë e veçantë drejtpërdrejtë nën përgjegjësinë time do të angazhohet për punësimin e çdo nëne kryefamiljare që nuk është në marrëdhënie pune. Dhe këtë do ta bëjmë, jo vetëm në sektorin publik, por dhe në sektorin privat. Ne do të punësojmë aty ku ka nevojë. Do të mundësojmë kredi me interes 0 për strehim, dhe aty ku keni marrë tashmë kredi, do të shikojmë mekanizmat që edhe aty, këto kredi t’i kthejmë me interesa sa më të ulëta për strehimin”, siguroi Basha.

Ndër të tjera pretendenti për qytetar të parë të kryeqytetit morri edhe mbështetje dhe vlerësim nga artistët Agim Krajka dhe Bujar Kapexhiu.

Ndërkaq kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me Kandidatët e Aleacës për Qytetarin, për këshilltarë të Bashkisë dhe Njësive Bashkiake. Basha shprehu vendosmërinë e tij për t’i bërë qytetarët pjesë të vendimmarrjes së Bashkisë së Tiranës.

“Kush mendon se kanë qenë parulla elektorale, formulat e propozuara të angazhimit qytetarë, nga takimet e përditshme dhe të përjavshme deri tek referendumi lokal, e ka gabim. Unë jam i vendosur për Unazën e Madhe, unë jam i vendosur për tramvajin, unë jam i vendosur ta bëj punësimin së bashku me ju, numrin një të axhendës, por për asgjë nuk jam më i vendosur se sa të kthejmë përfundimisht paqen e të bërit politika vendore në qytetin e Tiranës. Duke mbështetur këtë axhendë të fuqishme, është roli juaj të bëni kontrollin e plotë legjislativ të aktivitetit, të plan veprimit si e vetmja mënyrë për të garantuar realizimin e objektivave tona që janë ambicioze e të vështira, por janë plotësisht të mundshme”, u shpreh Basha.

Më tej ai zhvilloi edhe një takim me studentët e një universiteti privat, gjatë shpërndarjes së 161 diplomave Master të Nivelit të Dytë.

Basha i ka konsideruar të sapodiplomuarit duke i cilësuar ata si një pasuri të vërtetë për kryeqytetin, madje i ka ftuar ata të bëhen pjesë me idetë dhe sugjerimet e tyre në hartimin të projekteve zhvillimore të Bashkisë Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE