Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipt, Vëllazëria Myslimane, kërkon gjysmën e parlamentit
English

Egjipt, Vëllazëria Myslimane, kërkon gjysmën e parlamentit

Egjipt, 1 maj, NOA - Vëllazëria Myslimane në Egjipt, grupi më i madh islamik në këtë vend, ka njoftuar sot se nuk do të ketë kandidat për zgjedhjet presidenciale, por do të ketë kandidatë për gjysmën e vendeve në Parlamentin e Egjiptit.

Mahmud Mosri, udhëheqësi i partisë së sapo formuar, Për Liri dhe Drejtësi, iu ka thënë gazetarëve se ata janë të hapur ndaj myslimanëve, katolikëve dhe kandidateve të gjinisë femërore sepse, siç ka thënë ai, kjo parti nuk është grup fetar.

Vëllazëria Myslimane shihet si një nga partitë më së miri të organizuara në Egjipt ndërsa dominimi i tyre ka shtuar shqetësimin se islami politik do të kalojë në forcë të fuqishme në politikën e Egjiptit.

Grupi që më parë ishte i ndaluar me ligj, besohet se ka luajtur rolin kryesor në largimin nga pushteti të ish Presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, në muajin shkurt.

Zgjedhjet parlamentare në Egjipt janë të caktuara që të mbahen në muajin shtator.

NOA/RFE

KOMENTE