Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare tek “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”
English

Emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare tek “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”

Zhvillohet në Lezhë më 30 Prill dhe 1 Maj 2011 në edicionin e dytë radhazi

Lezhë, 1 Maj 2011 NOA - Emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Kastriot Tusha, Gjokë Beci, Mefarete Laze, dhe mjeshtri i muzikës Zhani Ciko, ishin epiqendra e koncerteve në kuadrin e “Natës së Bardhë të Kulturës Shqiptare” që erdhi mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën në Pallatin e Kulturës së Lezhës, në edicionin e tij të dytë. Nën kujdesin e Universitetit Europian të Turizmit dhe bashkisë Lezhë, Nata e Bardhë e Kulturës afroi para qindra e qindra artdashësve nga Lezha e zonat përreth saj, Shkodra, Tirana, por edhe Kosova e Maqedonia, për të shijuar një fundjavë ndryshe në qytetin e memorialit të Skënderbeut.

Programeve festive i parapriu pasditen e së shtunës, në Memorialin e prijësit kombëtar Skënderbeu, Konferenca Ndërkombëtare me temë “Masterplani i Turizmit dhe plani i zhvillimit të Lezhës”, në të cilën morën pjesë autoritete, ekspertë të fushës së kulturës dhe turizmit, sipërmarrës, operatorë turistikë të qytetit, eksponentë të shoqërisë civile, gazetarë etj. Merrnin pjesë kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina, drejtori i Parkut Kombëtar të Apolonisë, Marin Haxhimihali dhe disa profesorë dhe studiues të huaj.

Qytetarët e mirëpritën këtë fundjavë festive duke u shprehur se ajo i solli gjallëri qytetit. Shumë prej tyre kërkuan që të tilla veprimtari të jenë më të shpeshta në qytetin e Lezhës.

Më shumë se një natë argëtuese për qytetin e Lezhës

Lezha përbën një park natyror në vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, lagunat e mrekullueshme etj. Duhet thënë se pikërisht, nisur edhe nga të tillë faktorë, qyteti i Lezhës sa vjen dhe po rritet, aktualisht ka një rritje prej 3 % të banorëve në një vit. Mjafton të përmendim se në vitet ’90 kanë qenë 20 mijë banorë, ndërsa sot numërohet dyfishi i tyre, çka tregon se ky qytet është atraktiv, në rritje dhe zhvillim e sipër. Këtë vit, për të dytën herë, jeta e lezhjanëve u gjallërua sërish me evenimentin “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”, organizuar nga Bashkia Lezhë dhe Universiteti Europian për Turizmin. Kjo iniciativë gjeti bashkëpunimin e kryetarit të kësaj bashkie, z. Viktor Tushaj.

Eventi i sivjetmë erdhi së bashku me kremtimin e Festës së Shegës me eventin “Saga e Shegës Lezhjane”. Kështu paraditen e 1 majit, në qendër të qytetit u përurua lulishtja e shegëve, duke shënuar kështu evenimentin “Shega Lezhjane”, pranë monumentit të Gjergj Fishtës. Po në këtë ditë, u organizua dhe Festivali i Tretë i “Shegës Lezhjane”, i cili i la vendin më pas, koncertit festiv “Nata e Bardhë e Kulturës”.

“Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë”

Viktor Tushaj, kryetar i Bashkisë së Lezhës shpreh kënaqësinë që “anunçoj këtë aktivitet të madh të kulturës shqiptare, i cili i kalon përmasat e një evenimenti thjesht kombëtar, por jep sinjale edhe për më gjerë”. Tushaj pohoi se “Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë dhe ne si bashki e saj, pikërisht për këtë jemi duke punuar sepse Lezha është një qytet me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerëzore, me vlera shumëvjeçare, të cilat e kthejnë atë në një zonë mjaft interesante për të zhvilluar turizmin”.

Për z.Tushaj, Lezha përbën një park natyror në vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, lagunat e mrekullueshme etj. “Duhet thënë se pikërisht, nisur edhe nga të tillë faktorë, qyteti i Lezhës sa vjen dhe po rritet, aktualisht ka një rritje prej 3 % të banorëve në një vit, ku mjafton të përmendim se në vitet ’90 kanë qenë 20 mijë banorë, ndërsa sot numërohet dyfishi i tyre, çka tregon se ky qytet është atraktiv, në rritje dhe zhvillim e sipër”, - pohon kryebashkiaku i Lezhës.

Tushaj theksoi edhe faktin se ky qytet jep mundësinë e kombinimit të turizmit të formave të ndryshme dhe kësisoj, edhe në çdo pjesë të vitit, duke zbatuar kështu moton që turizëm të mos bëhet vetëm në 2-3 muajt e verës, por në çdo pjesë të vitit. “Ne konkretisht, si Bashki e Lezhës, jemi duke zbatuar pikat e asaj strategjie, e cila ka të bëjë me shfrytëzimin sa më efiçent të aseteve turistike që zotëron ky qytet”, - thotë z.Tushaj.

“Lezha, një qytet mjaft i rëndësishëm”

“Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah, për të zhvilluar në këtë mënyrë turizmin e qëndrueshëm”, tha gjatë festimeve, rektori i këtij universiteti, prof. Dr. Salvatore Messina. “Lezha është një qytet që ka shanse mjaft të mëdha për të zhvilluar turizmin si të tillë në territorin e saj. Dhe bashkëpunimi i Universitetit Evropian të Turizmit, ka pikërisht si qëllim kryesor realizimin e pikave të një strategjie që presupozon zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin”, pohon prof. Messina, duke vënë në dukje kështu dhe qëllimin përse është vendosur të zhvillohet në Lezhë “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Lezhës, z.Viktor Tushaj, ky eveniment kulturor “jep sinjale edhe për më gjerë”, ndaj ai theksoi: “Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë dhe ne si bashki e saj, ndaj jemi duke bashkëpunuar me Universitetin Evropian të Turizmit, për të lançuar të mirat e qytetit tonë”. Tushaj shton se “me këtë universitet Bashkia e Lezhës ka edhe disa projekte të përbashkëta siç është ai i realizimit të masterplanit të qytetit të Lezhës, i cili është në fakt pjesë e një strategjie të tërë, për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm brenda tij”.

MTKRS

Përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vlerësojnë se “Nata e Bardhën e Kulturës është një aktivitet i nivelit maksimal, ashtu siç arriti të realizohet edhe ai në kuadrin e nismës “Shqipëria është Kulturë”, në parkun arkeologjik të Apolonisë në Fier. Për MTKRS, aktiviteti “Nata e Bardhë e Kulturës” bën të mundur të dalin në pah sa më shumë bukuritë dhe elementët e veçantë turistik që zotëron qyteti i Lezhës, duke e kthyer atë së paku për një natë në kryeqytetin e gjithë Shqipërisë, për nga vetë përmasat dhe rëndësia që ka ky eveniment kulturor.

Risia që vazhdon

Klodian Pajuni, drejtor i Përgjithshëm i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore të MTKRS në edicionin e kaluar të “Nata e Bardhë e Kulturës”, do të shprehej: “Shpresojmë se ky eveniment do të kthehet më pas në një traditë, e cila do të zhvillohet për çdo vit në këtë periudhë në qytetin e Lezhës. Dhe për këtë falënderojmë stafin organizator të universitetit Evropian të Turizmit, i cili ka propozuar dhe iniciuar nisma kaq të rëndësishme kulturore, sikundër ka në projektim edhe të tjera për të ardhmen, siç është ai me emrin “Ballkani është Kulturë”, etj”.

Një qytet me vlera të rralla jo vetëm historike...

Lezha është një qytet me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerëzore, me vlera shumëvjeçare, të cilat e kthejnë atë në një zonë mjaft interesante për të zhvilluar turizmin. Ajo përbën një park natyror në vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, lagunat e mrekullueshme, etj.

E kështu në fakt, është e gjithë Shqipëria, prandaj dhe nisma “Shqipëria është Kulturë” e iniciuar nga EUFT, në bashkëpunim me bashkitë e vendit dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vlen të mbështetet dhe të përhapet në qytetet kryesore të vendit si një nismë që nxjerr në pah vlerat e vërteta turistike dhe kulturore të vendit tonë.

Salvatore Messina, rektor i EUFT veçon faktin se “Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah, për të zhvilluar në këtë mënyrë turizmin e qëndrueshëm”.

Kurse shton: “Është një qytet që ka shanse mjaft të mëdha për të zhvilluar turizmin si të tillë në territorin e saj. Dhe bashkëpunimi i Universitetit Evropian të Turizmit me bashkinë e këtij qyteti, ka pikërisht si qëllim kryesor realizimin e pikave të një strategjie e cila në vetvete presupozon zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin”.

KOMENTE