Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fushata e harresës
English

Fushata e harresës

Nga Skënder Minxhozi

Fushata pozitiviste e Lulzim Bashës ecën përpara. Ose të paktën jep përshtypjen se po ecën, pavarësisht akuzave, sulmeve dhe fakteve të pretenduara që opozita dhe mediat ofrojnë ditë pas dite. E paketuar në një format ngjyrash e imazhi që ndryshon kryekëput nga ai i kandidatëve blu në pjesën tjetër të vendit, e ndërtuar mbi një gjuhë të përzgjedhur për të qenë diametralisht e kundërt me atë që rëndom e kemi dëgjuar të artikulojë politikani në fjalë dhe e ngritur mbi premtime e oferta pafund, ajo ka vetëm një mesazh qendror të shkruar në ballë: Harroni!

Harroni ç’ka qenë, por mbani shënim çfarë do të jetë. Mos kujtoni se nga vijmë në këtë fushatë, por ama hapini mirë veshët se ku do të shkojmë. Këtë synon, veç të tjerash, edhe bllokimi i hyrjes së kamerave në fushatën e zotit Basha. Pra, që të kultivojë një fushatë në epruvetë, të pastruar nga çdo aksident i padëshiruar në rrugë e dyqane, që mund t’i rikujtonte shikuesit ndonjë ngjarje a ndodhi të pakëndshme e jo fort të largët.

Frika e Bashës nga telekamerat nuk ka lidhje vetëm me ngacmimet e shpotitë e spektakleve të satirës, si për shembull ‘Fiks Fare’. Një kamera e Fiksit mund të kapë një, dy apo tre episode ngacmuese. Problemi i kasetave që po shoqëron fushatën e kandidatit demokrat, ka të bëjë me strategjinë e tij elektorale të harresës. Shikojeni zotin Basha në fushatë. A i ngjan ai ndopak djaloshit që nxirrte flakë kundër Fatos Nanos më 2005-ën, apo ministrit që i shembte në mënyrë antikushtetuese Ramës nënkalimin e Zogut të Zi, apo kreut të punëve publike që akuzohej për abuzime të konsiderueshme në rrugën e Veriut, apo ministrit të Jashtëm që planifikonte një marrëveshje detare që i ka mërzitur shumë miqtë e tij të sotëm çamë, apo më në fund, ministrit të Brendshëm që pajtohej në heshtje me tezën zyrtare të grushtit të shtetit më 21 Janar, të çadrave me helm dhe të protestuesve të droguar?!

Vështirë se gjen diçka te ky kandidat sot, nga këto imazhe të së shkuarës së afërt. Zoti Basha na fton, më saktë na kërkon, që të harrojmë se cili ka qenë, çfarë ka bërë dhe çfarë përfaqëson sot në spektrin e djathtë politik. Të paktën në një pjesë jo të vogël e jo indiferente të karrierës së tij të rrufeshme. Ai po na lutet që të shuajmë me një të rënë të lapsit nga kujtesa të gjithë pjesën gri të gjashtë vjetëve të tij në politikë, e të duartrokasim gjashtë javët e fundit, kur vendosi të ndryshojë gjuhën dhe sjelljen.

Lulzim Basha po na kumton përditë mesazhin se është një njeri tjetër, i rilindur dhe i ndryshuar brenda pak javëve. Megjithëse asgjë nga kriza e rëndë politike e dy vjetëve të fundit nuk është zgjidhur, megjithëse tensioni me palëve vetëm sa është futur në një ampulë qelqi e pret të shpërthejë në më të parin rast, sërish kandidati i qeverisë për Tiranën bën sikur ndodhet në një planet tjetër, me alienë në vend të votuesve. Sesa e brishtë është kjo metamorfozë, sesa i vështirë është ky kapërcim dhe sa i hollë është muri që ndan këto dy botë, njërën reale dhe këtë tjetrën virtuale, mjafton të shohësh sesi pardje, sapo shpërtheu një bombë në një uzinë demontimi në Skrapar, një ish-kolegu të zotit Basha në qeveri, ia mbuluan posterat me akuza e sharje nga më të rëndat.

Në parim, por vetëm në parim, mund të thuhet se kjo lloj fushate është një taktikë e lavdërueshme nga ana e Lulzim Bashës. Pa asnjë dyshim. Madje më e mira e mundshme, për të larguar hijen e rëndë të asaj pjese të karrierës që ai ndoshta do të donte mos ta kishte jetuar fare. Duhet të kemi mirëkuptim për faktin që zoti Basha po kërkon sot ta përjashtojë zotin Berisha nga fushata në Tiranë, pasi mundemi ta besojmë se ai e ka të qartë më në fund se me Berishën në kryeqytet gjërat vështirësohen shumë për të. Por a mundemi ta besojmë se Kryeministri nuk do të vijë të ulet këmbëkryq në bashki, fill pasi Basha të ketë fituar garën me armikun Rama? A mundemi të besojmë se gjashtë vjet bindje totale dhe e panegociueshme ndaj shefit suprem, nuk e kanë vrarë përfundimisht kapacitetin e zotit Basha për të menduar dhe vepruar sipas asaj që mendon, e jo sipas asaj që i thonë se duhet të mendojë?

Kjo është sfida e vërtetë, ajo më e vështira, ku sot e gjithë ditën përplaset strategjia elegante e kandidatit Basha. Që është në fakt edhe sfida për të bindur votuesit e këtij qyteti se këto javë fushate nuk janë një shi vere, por një sezon i vërtetë shirash e bollëku. Basha po përpiqet të ndjekë deri në fund fushatën e tij të harresës. Padyshim që ka bërë shumë ndjekës pas vetes. Por sa? Sa Rama, apo sa Olldashi? Apo më pak se të dy këta?

Gazeta “Mapo”

KOMENTE