English

Manchester synon Bale dhe Van Der Vaart

Mançester, 1 Maj NOA - Tottenham duhet të “mbrohet” nga një sulm i mundshëm i Manchester United dhe kjo në drejtim të dy talenteve të skuadrës së saj: Gareth Bale dhe Rafael Van Der Vaart.

Duke qenë se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është bërë disi i vështirë për Spurs-at, Alex Ferguson është i gatshëm për të hedhur ofertën e tij në drejtim të dy lojtarëve.

Flitet për një shifër që arrin 67 milionë euro. Menaxheri skocez është i bindur se holandezi është i duhuri për mesfushën e tij duke parë që Fletcher, Anderson, Scholes dhe Carrick nuk janë në gjendje të sigurojnë shumë gola, ndërsa Bale shihet si zëvendësuesi ideal i Giggs në krahun e majtë.

r.b/NOA

KOMENTE