Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço në Fier: Votoni koalicionin që zgjidh problemet e qytetarit
English

Naço në Fier: Votoni koalicionin që zgjidh problemet e qytetarit

Fier, 1 maj 2011, NOA – Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, ministri i Ekonomisë Nasip Naço u ndal në komunën Kurjan të Fierit ku prezantoi kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Hamza Toro. Naço i bëri thirrje banorëve të Kurjanit të votojnë Hamza Toron duke u thënë atyre se Toro ka një program dhe plan konkret për menaxhimin e burimeve të mëdha të qytetit të Fierit.

Ministri Naço vlerësoi punën e jashtëzakonshme që LSI-ja për liberalizimin e vizave, duke e vlerësuar këtë si një nga ngjarjet më të mëdha historike të shqiptarëve.

“Shqipëria përjetoi vetëm pak muaj më parë një nga ngjarjet më të mëdha historike më të prekshme, që ishte pikërisht edhe një premtim madhor i LSI-së, por edhe i këtij koalicioni qeverisës, heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët”, theksoi Naço duke risjellë në vëmendje se për këtë arritje të madhe pati edhe disa fytyra të nxira, të cilat siç tha ai, bënë çdo gjë për të penguar liberalizimin e vizave.

Ai tha se koalicioni qeverisës nuk shan askënd, porse paraqet alternativën që bashkon Shqipërinë me Evropën.

Ministri i Ekonomisë i bëri thirrje banorëve të Kurjanit se duke votuar në 8 maj, për “Aleancën për Qytetarin” dhe kandidatin Hamza Toro, dhe LSI-në, ata votojnë për një projekt konkret që zgjidh problemet e komunitetit, problemin e madh të punësimit.

mit/NOA

KOMENTE