Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit, e hënë, 2 Maj 2011
English

Parashikimi i motit, e hënë, 2 Maj 2011

Tiranë, 1 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të dominohet kga kthjellimet në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat malore do të jenë të rrezikuara nga vranësira dhe shira të izoluar. Orët e mesditës do të jenë me diell në pjesën më të madhe të territorit.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që të ketë shtim të vranësirave në verilindje dhe juglindje të territorit duke gjeneruar shira me intensitet mesatar, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme ato do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe me drejtim Perëndimor – Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 2 - 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa Jugperëndimore dhe ajo Qendrore do të vijojnë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten rajoni i Mesdheut, zona e Alpeve dhe gadishulli i Ballkanit, por intensiteti i tyre do të jetë mesatar. Në Skandinavi do të ketë reshje të pakta dëbore dhe temperatura të ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jenë ishujt Britanikë, vendet Balltike dhe Europa Lindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Italia rrezikohet nga reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Spanja alarmon për erë të fortë dhe dallgë të larta

- Skandinavia do të mbetet me erë të fortë

a.y/NOA

KOMENTE