Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëndrim/ Vetëvendosje: Kosova nuk ka të drejta për punëtorët, sepse nuk protestojnë
English

Qëndrim/ Vetëvendosje: Kosova nuk ka të drejta për punëtorët, sepse nuk protestojnë

E diel, 1 maj 2011, NOA- 1 Maji, kjo ditë që punëtorët anekënd botës i gjen në rrugë, duke kërkuar më shumë të drejta e respekt për ta. Më 1 maj, ne në Kosovë do të shohim në lajme si punëtorët nëpër metropolet evropiane (meqë Evropën e kemi gjithnjë pike referimi, nuk po e ndërrojmë as tash) të revoltuar nga trajtimi që iu bëhet ngrihen në demonstratë kundër regjimeve që mohojnë të drejtat e tyre.

Ndërkaq, Kosova është tregim tjetër. Në Kosovë, si për të treguar ecjen e ngadaltë, konservimin e gjendjes, kemi mbetur me zakonet e ish Jugosllavisë: më 1maj ne festojmë. Por, cila është, në të vërtet, gjendja e punëtorëve në Kosovë? Si është e mundur që në Evropë, punëtorët kanë standard më të mirë e i shohim në protesta, ndërsa në Kosovë, kreu i sindikatave na thotë se nuk ka nevojë për protesta? Përgjigja është tautologjike: Në Evropë ka më shumë të drejta për punëtorët sepse protestojnë, ndërsa në Kosovë nuk ka të drejta për punëtorët, pikërisht sepse nuk protestojnë.

Vetëm nga procesi i privatizimit, në Kosovë kanë humbur vendet e punës mbi 40 mijë punëtorë, proces ky që po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ligji i Punës po mbetet vetëm dokument në letër, pa e gjetur zbatueshmërinë konkrete. Punëtorët në sektorin privat punojnë orë të tëra pas orarit të punës pa pagesë, atyre punëdhënësi nuk u lejon të drejtën e organizimit sindikal. Kur shikon kushtet e tyre nuk e dallon dot skllavërinë nga puna me mëditje. Më të shtypurit në këtë drejtim janë punëtorët që punojnë në sektorin e ndërtimit dhe punëtorët e sigurimit në kompanitë private. Paga e këtyre të fundit është shpesh nën 150 euro, përkundër punës së vështirë. E punëtorët që punojnë në “rrugën e kombit”, paguhen 7,5. euro në ditë.

Kosova e ka mbi 50% të popullsisë të papunë. Kjo me gjuhën e kapitalit quhet mbipopullsi, të panevojshëm, mund edhe të mos ishin. Megjithatë, kjo pjesë e njerëzve të papunë, nuk janë pa ndikim në tregun e punës. Numri i madh i të papunëve shërben si presion në duart e punëdhënësve kur punëtorët kërkojnë më shumë të drejta. Mund të ketë qenë e pavetëdijshëm emërimi i tyre si armata e të papunëve, por ata shërbejnë tamam si armatë në duart e kapitalit.

E përveç këtyre shpjegimeve, ka edhe një arsye krejt subjektive pse ne sot rrimë në shtëpi duke mos ia prishur tymin Qeverisë që po përgatit privatizime. Kjo arsye quhet BSPK. Sindikata që merr përqindje nga pagat e punëtorëve kosovarë për të mbrojtur interesat e tyre, më shumë kohë kalon në takime e konferenca me Qeverinë sesa me punëtorët, në emër të të cilëve flet, e të cilët duhet t’i përfaqësojë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka të kodifikuar në programin e saj politik të drejtën e organizimit sindikal si nevojë e domosdoshme që u mundëson punëtorëve të mbrojnë të drejtat dhe mirëqenien e tyre, por që siguron edhe një kohezion brenda shoqërisë për të gjithë dhe secilin. Por gjithashtu, ne shprehim sot gatishmërinë tonë që të përfshihemi me të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të cilitdo organizim sindikal që lufton kundër privatizimit të aseteve tona publike dhe për të drejtat e punëtorëve.

Gjithashtu ne shprehim sot konsideratën tonë për punën si kategori që tregon universalitetin dhe unitetin e botës sonë që i janë ngritur njëmijë ndarje, të padrejta e të paqena. Ne jemi njerëz. Për të vazhduar specien tonë njerëzore, na duhet të punojmë. E duke punuar ndryshojmë mjedisin ku jetojmë e bashkë me të edhe veten tonë. Puna është njeriu në dinamikë, njerëzorja. Ajo është bashkimi në të drejta.

KOMENTE