Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia nuk përjashton aksionin tokësor në Libi
English

Rusia nuk përjashton aksionin tokësor në Libi

Moskë, 1 maj, NOA - Rusia është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e një operacioni të mundshëm tokësor në Libi, por vetëm me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Nisem nga parimi që operacioni mund të miratohet vetëm nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Nëse dikush ka dëshirë të kërkojë një mandat të tillë, duhet të vijë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne do ta marrim atë kërkesë në konsideratë”, i tha Lavrov televizionit rus, TVT.

“Ne e kemi marrë informatën që projekte të tilla janë diskutuar në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha më tej Lavrov.

Rusia e cila ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka qenë e përmbajtur gjatë votimit të rezolutës 1973, që mundësojë ndërhyrjen ndërkombëtare të koalicionit kundër regjimit të Muamer Gadafit, duke lejuar miratimin e saj.

NOA

KOMENTE