Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Bashkia u vetëbllokua, nuk shtriu dorën e konsensusit
English

Basha: Bashkia u vetëbllokua, nuk shtriu dorën e konsensusit

Tiranë, 2 maj 2011,NOA- (Update) Gjatë fjalës së mbajtur në takimin Iniciativa për Tiranën, Lulzim Basha deklaroi se punësimi do të jetë prioritet i punës së tij në bashki.

Më tej kandidati i maxhoramncës për kryebashkiak në bisedë me gazetarët theksoi se do dyfishohen të ardhurat duke ulur taksat.

Sipas tij bashkia do të nis punën që kryeqytetit të mos jetë i mbushur nga plehrat, pasi shtoi ai do të punohet për pastrimin e Tiranës.

“Lufta politike ka mbajtur peng projekte kyçe për kryeqytetin. Jam i bindur se kambanat e interesit social do të fillojnë shumë shpejt. Qeverisja vendore duhet të punojë për Tiranën, pasi edhe qeverisja qendrore ka qenë gjithmonë e gatshme për projektet”, u shpreh ai.

Ndërkaq kandidati i maxhorancës u shpreh lidhur me bllokimin e buxhetit nga Këshilli Bashkiak se, Bashkia e Tiranës ka zgjedhor në vend të shtrijë dorën për konsensus nuk e ka preferuar këtë rrugë.

Basha deklaroi se, do ketë respekt total për pronën private dhe punë për hapësirat publike, duke mos lejuar ndërtime të çrregullta, për ti lënë vend fitimit të hapësirës për të cilën qytetarët kanë nevojë, pasi sipas tij ka shumë mënyra për të avancuar qytetin.

Ndërkohë nga ana e përfaqësuesve të Iniciativës për Tiranën si dhe e gazetarëve u kritikua edhe mungesa e dy kandidatëve të tjerë për bashkinë e kryeqytetit, gjë që nga ana e përfaqësuesve të IpT-së u quajt si dështim i dy kandidatëve të tjerë.

a.y/NOA

KOMENTE