Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kavaja, u shndërrua në qytetin e lirisë dhe rrugën e vetme e shkeli me këmbë
English

Berisha: Kavaja, u shndërrua në qytetin e lirisë dhe rrugën e vetme e shkeli me këmbë

Kavajë, 2 maj 2011, NOA- Kryeministri i vendit mbrëmjen e sotme u ndal në qytetin e Kavajës për të prezantuar kandidatin e kësaj bashkie Refik Rugija.

Që në hyrje të fjalës së tij ai shprehu mirënjohje dhe respekt për gjithë qytetarët e Kavajës për mbështetjen e dhënë ndër vite për Partinë Demokratike që nga dita e themelimit të saj e deri më sot.

“Energjitë tuaja janë dhe mbeten burim i pashtershëm frymëzimi për mua, prandaj në katër vitet që vijnë do të ndërtojmë Kavajën evropiane, do të shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme ekonomike të vendit, do të ngrihet Kavaja në lartësitë më të mëdha të zhvillimit të vendit, pasi nga Gosa deri tek Shkëmbi i Kavajës do të jenë qendra turistike të Shqipërisë dhe rajonit”, u shpreh kreu i maxhorancës.

Ai i garantoi qytetarët se nuk do të ketë asnjë kilometër rrugë të pandërtuar, madje theksoi se shkollat dhe kopshtet do të kenë kushte ndër më modernet, si dhe u tha atyre se do të ketë ujë 24 orë.

Kavaja ka brigjet më të bukura të Adriatikut, Kavaja do ta ketë bregun ngjitur tha ai, duke shtuar se ajo do të ketë hyrjen e vetë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Më tej Berisha theksoi se, “Ju në kohërat më të zeza u shndërruat në qytetin e lirisë ju do të ecni më shpejt drejt Europës. I ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohen te alternativa që vendos në piedestal besimin dhe shpresat e qytetarëve”.

Duke u drejtuar qytetarëve të zonës u tha atyre se në vitet ’90 rrugën e vetme e shkelën me këmbë.

Në përfundim ai apeloi që qytetarët të votojnë për “Aleancën për qytetrin” dhe kandidatët e saj, duke i cilësuar si rrugën e vetme të shpresës dhe të së ardhmes.

a.y/NOA

KOMENTE