English

Bin Laden ishte fshehur në një vilë luksoze (FOTO)

Uashington, 2 maj, NOA - Fshihej në një kompleks luksoz banimi me masa të larta sigurie. Por kjo nuk e ka penguar ushtrinë amerikane për të gjetur dhe vrarë Osama Bin Laden.

Kompleksi, i mbushur me ushtarë pakistanezë është i rrethuar nga një mur deri në 5 metra, me mure të tjera brenda tij dhe dy hyrje kryesore sigurie.

Vetëm disa dritareve të kompleksit janë në anën e jashtme dhe një ballkon i cili ka një mur gati 2 metra. Vlera e pronës është vlerësuar në rreth "një milion dollarë amerikanë dhe nuk ka lidhje telefonike apo internet".

a.e./NOA

KOMENTE