English

Ekzekutohet me armë zjarri në kazinonë e Laçit, vëllai i deputetit të PS

Laç, 2 maj 2011 NOA – Një 42 vjeçar, vëlla i deputetit Sadri Abazi, ka mbetur i vrarë sonte i qëlluar me armë zjarri.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se Projet Abazi, 42 vjeç, biznesmen me banim në Tiranë, vëllai i biznesmenit tjetër në fushën e ndërtimeve, Sadri Abazi, deputet i Partisë Socialiste.

Policia e mbërritur në vendngjarje thotë se bëhet fjalë për një krim që erdhi në kushte të konflikti të çastit, brenda kazinosë së qytetit, në gjaknxehtësi e sipër.

Policia aktualisht e përjashton si pistë motivimin politik të ngjarjes.

e.t/NOA

KOMENTE