Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mishi i gatshëm dhe i sigurt redukton prezencën e agjentëve kancerogjenë
English

Mishi i gatshëm dhe i sigurt redukton prezencën e agjentëve kancerogjenë

SHBA, 2 Maj NOA - Ndodh shpesh herë që ushqimi që marrim të mos jetë i duhuri për shëndetin tonë, madje disa herë ai është dhe kancerogjen.

Një studim i kryer mbi mishin dhe sidomos mbi atë që gatuhet në çast në grill, ka vënë në pah rreziqet që na kanosen. Hulumtimi i kryer në Kansas State University i drejtuar nga Profesor J. Scott Smith mbi disa tipa mishrash, ka shfaqur një sasi të HCA – që janë komponentë kancerogjenë – që duhet thënë ishin më pak nga sa mund të mendohej.

Kërkimi ka studiuar tipa të ndryshëm mishrash: mish vici, pule, proshutë, biftek, sallam, gjel dhe panacet koto.

Analizat treguan prezencën e 0,5 ng/g (nanogramë për gram) HCA në sallame dhe në gjelin e detit; ndërsa mishi i pulës kishte sasi më të larta të HCA rreth 1,9 ng/g, por ishte lëkura që zotëronte pjesën më të madhe të tyre: 16,3 ng/g.

Një shifër kaq e lartë tek pula në lëkurë, shpjegohet me faktin se në të ndodhet një sasi e lartë e yndyrave dhe proteinave.

r.b/NOA

KOMENTE