Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 3 Maj 2011
English

Parashikimi i motit për 3 Maj 2011

Tiranë, 2 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme, i gjithë vendi do të karakterizohet nga vranësira dhe shira ku më të konsiderueshëm shirat do të jenë në veri dhe veriperëndim të territorit.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të konsiderueshëm në Veri – Qendër, ndërsa shira me intensitet më të ulët do të bien në Jug të Shqipërisë. Në kushte të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, ndërsa në vlerat maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugpërendimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 3 ballë.

Europa

Nesër, sërish Europa Jugperëndimore dhe zona e Alpeve do të mbeten me vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë Pellgu i Mesdheut, ku problematike do të jetë situata në Ballkan pasi reshjet e shiut do të bien me intensitet të lartë. Në Skandinavi do të ketë reshje të pakta dëbore dhe temperatura të ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jenë ishujt Britanikë, vendet Balltike dhe një pjesë e Europës Qendrore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Italia rrezikohet nga reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Spanja alarmon për erë të fortë dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE