Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pragzgjedhje, Arvizu, Sequi, Wollfarth takim blitz me Berishën
English

Pragzgjedhje, Arvizu, Sequi, Wollfarth takim blitz me Berishën

Tiranë, 2 maj 2011, NOA – Ndërkohë që ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet vendore të 8 majit, tre ambasadorët e partnerëve ndërkombëtarë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth sapo kanë dalë nga godina e kryeministrisë ku u takuan për gati 30 minuta me kryeministrin Sali Berisha.

Takimet e shpeshta të ambasadorëve me krerët e politikë në vend kanë si lajtmotiv mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Pritet që kryeministria të dalë me një deklaratë për atë çka është biseduar në këtë takim të shpejtë jashtë syrit vëzhgues të mediave.

Ambasadorët i kanë shpeshtuar ditët e fundit apelet e tyre për mbarëvajtje të procesit zgjedhor të 8 majit, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, që sipas tyre do të shënojnë një hap të rëndësishëm për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

mit/NOA

KOMENTE