English

Prezantohet linja e re e netbook-ëve Asus

Itali, 2 Maj NOA - Janë publikuar dhe në tregun Evropian netbook-ët e shumëpritur të Asus të linjës së re Eee PC 1215B, të pajisur me APU (Açelerated Processing Unit) Fusion të serisë C ose E, të cilat sigurojnë një performancë të shkëlqyer dhe rezultate ekselente dhe në fushën e aparaturave dixhitale.

Edhe pse struktura e tyre duhet thënë nuk është optimale, sërish Eee PC suportojnë DirectX 11, i cili deri më tani është i disponueshëm vetëm në notebook me skedë grafike të dedikuar.

Seria e re e Eee PC1215B ofron një mundësi të mëdha portash, mes të cilave një HDMI, që lejon lidhjen me aparatura të jashtme ose TV të dimensioneve të mëdha ku mund të shihen dhe videot në Full HD (1080p).

Edhe pse ofrojnë shërbime tepër të zhvilluara, të rinjtë Eee PC1215B, falë kombinimit të teknologjisë ASUS Super Hybrid Engine me APU (Açelerated Processing Unit) Fuzion i AMD me konsum të ulët, garantojnë një autonomi të gjatë, duke lejuar përdorimin e netbook për një ditë të tërë pune.

Netbook-ët e shtëpisë ASUS vënë në dispozicion teknologjinë Bluetooth 3.0 dhe Wi-Fi 802.11n për tu lidhur me internet në modulin Wireless atje ku është e pranishme një Access Point.

KOMENTE