English

Qëllohet me armë makina e kandidatit të PS në Ishëm

Durrës, 2 maj, NOA - Në rrethin e Durrësit ka ndodhur incidenti elektoral i radhës. Kandidati i Partisë Socialiste, Sulejman Ibrahimi në komunën e Ishmit është qëlluar me armë në makinën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, kur Ibrahimi ka qenë në makinë e tij.

Gjatë ditës së djeshme ai është konfliktuar me dy persona nga fshati Thumanë, të cilët dyshohet se janë dhe autorët e ngjarjes.

Ibrahimi është qëlluar me armë kallashnikov, fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur kandidatin e opozitës për vetëm makinën e tij. Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe mësohet se ka identifikuar autorët dhe po punon për kajpjen e tyre.

a./NOA

KOMENTE