Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama i telefonon Arvizut: Obama mbajti fjalën për Bin Ladenin
English

Rama i telefonon Arvizut: Obama mbajti fjalën për Bin Ladenin

Tiranë, 2 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu për operacionin ushtarak që solli eliminimin e terroristit, Osama Bin Laden.

Në bisedë telefonike me diplomatin amerikan, Rama e ka cilësuar si mjaft pozitiv për paqen në botë një lajm të tillë. Ai është shprehur se “kjo ngjarje është një fitore e madhe ndaj terrorizmit”.

Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se “Presidenti Obama mbajti një premtim të madh duke eliminuar rrezikun që kanosej nga ky element terrorist”.

Më herët, Presidenti i vendit, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh përgëzimi presidentit Obama, ndërsa kreu i qeverisë, Sali Berisha në një reagim publik e cilësoi këtë ngjarje si një fitore ndaj terrorizmit.

a.k/NOA

KOMENTE