Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Në 8 maj të ndahemi nga modeli i Saliut
English

Rama: Në 8 maj të ndahemi nga modeli i Saliut

Tiranë, 2 maj 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku Edi Rama i bëri thirrje banorëve të Kasharit që me votën e 8 majit të ndahen nga modeli i Sali Berishës. Kryesocialisti Rama gjatë takimit me banorë të Kasharit u bëri me dije atyre se modeli i Saliut demonstrohet mjaft qartë në Komunën e Kasharit, që nuk qeveriset nga Bashkia e Tiranës, por nga një kryekomunar i PD-së.

“Është absolutisht e rëndësishme që të ndahemi nga ky model. Në 8 maj t’i jepni fund kësaj historie, sepse votoni për Bashkinë e Tiranës, ju mbajnë këtu pengje të Komunës Kashar. Komuna vetëm ndërton sup më sup, si male pallatet”, deklaroi Rama.

Ai tregoi një rrugë si kufi që thekson dukshëm diferencën mes dy modeleve të zhvillimit urban.

“Duket sikur ndahet me thikë Tirana e qeverisur nga Bashkia e Tiranës nga komuna Kashar. Teksa shkëputesh nga Tirana vetëm një rrugë më tutje ku quhet territor i Komunës së Kasharit, të duket sikur hyn në një territor të Tiranës së 10 viteve më parë, që për kryeqytetasit tashmë është thjesht pjesë e së shkuarës” theksoi kryebashkiaku Rama gjatë takimit me një banore të zonës.

Duke treguar kufirin mes Tiranës dhe Kasharit Rama tha se “Këtu fillon kandahari i Saliut ku njerëzit marrin shtëpi në mes të asgjëkundit me këto farë rrugësh”.

Ai u kërkoi votën banorëve të Kasharit për modelin e Tiranës europiane.

Lideri i opozitës tha se modeli i Saliut duhet kundërvotuar me forcë, për t’i hapur rrugën modelit të zhvillimit që qytetarët kanë në Tiranë dhe në të gjitha qytetet që qeverisen nga opozita.

Në këto takime derë me derë Rama u ka kërkuar votën banorëve të Kasharit për koalicionin “Aleanca për të Ardhmen” dhe kandidatin e saj për njësinë numër 6 Krenar Cenollari.

mit/NOA

KOMENTE